Shpërthime pranë stacionit hekurudhor në Kiev, objektiv Ministria e Mbrojtjes! Qyteti jugor Kherson në duart e rusëve! Suedia: Moska shkeli hapësirën tonë ajrore! Nesër negociatat Moskë-Kiev, në tryezë armëpushimi

Bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtyrë për ditën e nesërme. Delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi, por do të arrijë në Bjellorusi për bisedime nesër në mëngjes, ndërsa trupa ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për negociata do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë të raundit të parë të bisedimeve. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se një nga pikat kryesore që do të diskutohet nesër në tryezën e bisedimeve do të jetë edhe një armëpushim mes dy shteteve.

Në natën e 7-të të luftës, ne Kiev ka pasur shpërthime të tjera nga raketat ruse, ku një prej tyre ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor, ndërsa ushtria dhe vullnetarët ukrainas janë duke u përgatitur për të pritur ushtrinë ruse. Raketa e cila ra në stacionin hekurudhor. kishte si qëllim që të godiste Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.  Raketa u rrëzua nga sistemi anti-raketor dhe ra pranë stacionit kryesor hekurudhor të kryeqytetit. Nuk raportohet për të lënduar. Igor Kolykhaev, kryebashkiaku i Khersonit në Ukrainën jugore, pranoi se qyteti është nën kontrollin rus.

Sulmet me raketa janë bërë të zakonshme këto net në Kiev, ku qyteti, kthehet në fushëbetejë mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse. Për të shpëtuar nga këto sulme, qytetarët drejtohen poshtë në metro, kur përkohësisht, ndihen të sigurt.  Një sulm me raketa në zonën e stacionit hekurudhor në Kiev shkatërroi një termocentral të madh ku Anton Gerashchenko, këshilltari kryesor i Ministrisë së Brendshme tha se një pjesë e Kievit tani mund të ketë probleme me ngrohjen.

Nga ana tjetër Moska ka pranuar për herë të parë se në luftën në Ukrainë janë 498 ushtarë të vrarë rusë dhe 1.597 të plagosur. Ndërkohë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me 141 vota pro rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja kundër agresionit rus. Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia kanë votuar kundër rezolutës, ndërkohë që 35 vende të tjera abstenuan.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për herë të dytë që prej vitit 1982. Kjo mbledhje e posaçme erdhi pasi në Këshillin e Sigurimit nuk u miratua rezoluta e propozuar nga SHBA-ja dhe Shqipërisë kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Rezoluta e miratuar nuk është ligjërisht detyruese si rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Teksa Ukraina ka hyrë në ditën e 7 të luftës, shifrat që vijnë nga të gjitha qytetet në sulm janë të tmerrshme. Mbi 2000 të vdekur civilë raportohen nga autoritetet e Kievit, ndërkohë që sipas OKB janë mbi 836 mijë të shpërngulurit, që tashmë janë refugjatë në vendet kufitare. Kievi dhe qytetet e tjera në Ukrainë po bombardohen në sulme me precizion të lartë, ndërsa ushtria ruse ka rritur ofensivën e saj dhe po i afron forcat drejt kryeqytetit. Ministria ruse e mbrojtjes ruse  thotë se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, por ky pretendim u mohua nga Ukraina. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për ndihmë nga Perëndimi, teksa thekson se e vetme, Ukraina nuk ja del dot kundër Rusisë. Ukraina vazhdon rezistencën e saj për të mbrojtur çdo qytet të rrethuar dhe të bombarduar. Nga institucionet ndërkombëtare flitet për krizë të madhe humanitare, madje edhe për krime lufte.

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë

*Një takim i posaçëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka votuar për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës me një votim historik prej 141 votash pro

*Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur gjatë pushtimit të Ukrainës. 

*Rusia thotë se negociatat mes zyrtarëve të saj dhe një delegacioni ukrainas do të rifillojnë të enjten pranë kufirit polako-bjellorusi, ku ata do të përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim

*Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se dhjetëra civilë janë vrarë nga sulmet me raketa dhe artileri ruse në zonat e banuara

*Forcat e Vladimir Putin kanë bombarduar rëndë qytetet Kharkiv në lindje dhe Kherson në jug, ndërsa një kolonë e madhe ushtarake pranë Kievit ka mbetur e palëvizshme.

*OKB thotë se pothuajse 900,000 njerëz kanë ikur tani nga luftimet intensive në vend

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Ra pranë stacionit hekurudhor në Kiev, raketa kishte si qëllim të godiste Ministrinë e Mbrojtjes

Raketa e cila ra mbrëmjen e sotme në Kiev në stacionin hekurudhor kishte si qëllim që të godiste Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës. Raketa u rrëzua nga anti-ajror dhe ra pranë stacionit kryesor hekurudhor të kryeqytetit. Kështu shkruan mediat vendase.

Ora 22:12
Kryetari i Khersonit pranon: Qyteti në duart e rusëve

Igor Kolykhaev, kryebashkiaku i Khersonit në Ukrainën jugore, pranoi se qyteti është nën kontrollin rus. Është qyteti i parë i madh që pushtohet nga forcat e dërguara nga Moska, që kur operacioni ushtarak filloi natën mes 23 dhe 24 shkurtit. 

Në një mesazh të postuar në Facebook të mërkurën, Igor Kolykhaev shkroi se "kishte vizitorë të armatosur në këshillin e qytetit sot" dhe se ai u kishte thënë trupave "ne nuk kemi Forca të Armatosura të Ukrainës në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan për të jetuar këtu!".

Kolykhaev shkroi se forcat e Moskës kanë vendosur një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 06:00 me kohën lokale dhe tha se makinat me ushqime, ilaçe dhe disa furnizime të tjera do të lejohen të hyjnë në qytet.

Ai shtoi se makinat brenda qytetit duhet të lëvizin me shpejtësi "minimale" dhe këmbësorët u ndalohet të lëvizin në grupe prej më shumë se dy personash.

"Deri tani kështu është. Flamuri ukrainas mbi ne. Dhe për të mbajtur të njëjtë, këto kërkesa duhet të plotësohen. Nuk kam asgjë tjetër për të ofruar ende", tha Kolykhaev.

Ora 21:53
Kolona ruse 65 km e gjatë i drejtuar Kievit kanë mbetur të bllokuar

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë arritur pak përparim në 24 deri në 36 orët e fundit.Në veçanti, një kolonë trupash prej 65 km (40 milje) që po shtynte në jug drejt kryeqytetit Kiev është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe "mbetet i bllokuar", tha të mërkurën zëdhënësi John Kirby.

"Ne besojmë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë përparimin që nuk kanë bërë," u tha ai gazetarëve.

Kirby vuri në dukje se trupat pushtuese në përgjithësi po përballen me më pak rezistencë në jug të vendit sesa në veri.

Ora 21:45
Kina ishte në dijeni të planeve të Putin, i kërkoi ta shtynte pushtimin e Ukrainës pas Olimpiadës

“Kina i kërkoi Rusisë në fillim të shkurtit që të mos e pushtojnë Ukrainën përpara fundit të Olimpiadës”. Ky lajm vjen nga “New York Times” që citon burime nga administrata Biden sipas të cilave, Pekini ishte në dijeni të planeve të Moskës përpara pushtimit që nisi javën e kaluar.

Kina deri në këto momente ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke iu bërë thirrje palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe duke akuzuar SHBA-në se po i hedh benzinë zjarrit. Madje dhe në rezolutën që u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB që dënon invazionin rus, Pekini zyrtar vendosi të abstenonte.

Pjesë nga shkrimi

Një raport i inteligjencës perëndimore tha se zyrtarë të lartë kinezë u thanë zyrtarëve të lartë rusë në fillim të shkurtit që të mos pushtonin Ukrainën përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, sipas zyrtarëve të lartë të administratës Biden dhe një zyrtari evropian.

Raporti tregon se zyrtarët e lartë kinezë kishin një nivel njohurish rreth planeve ose synimeve të luftës së Rusisë përpara se të fillonte pushtimi javën e kaluar. Presidenti Vladimir V. Putin i Rusisë u takua me Presidentin Xi Jinping të Kinës në Pekin më 4 shkurt përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike. Moska dhe Pekini lëshuan një deklaratë prej 5000 fjalësh në atë kohë duke deklaruar se partneriteti i tyre “nuk kishte kufij”, duke denoncuar zgjerimin e NATO-s dhe duke pohuar se ata do të vendosnin një rend të ri global me “demokraci” të vërtetë.

Inteligjenca mbi shkëmbimin mes zyrtarëve kinezë dhe rusë u klasifikua. Ai u mblodh nga një shërbim inteligjent perëndimor dhe u konsiderua i besueshëm nga zyrtarët që e shqyrtonin atë. Zyrtarë të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë aleate ia kaluan dokumentin njeri tjetrit ndërsa diskutonin se kur zoti Putin mund të sulmonte Ukrainën.

Megjithatë, shërbime të ndryshme të inteligjencës kishin interpretime të ndryshme dhe nuk është e qartë se sa gjerësisht është shpërndarë informacioni.

Ora 21:45
Gjeorgjia do të aplikojë menjëherë për anëtarësim në BE

Gjeorgjia, një ish-shtet sovjetik në bregun lindor të Detit të Zi, do të aplikojë "menjëherë" për anëtarësim në BE, thotë partia e saj në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane.

Ajo vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian mbështeti ofertën e Ukrainës për të aplikuar për anëtarësim në BE.

Kryetari i Ëndrrës Gjeorgjiane Irakli Kobakhidze u tha gazetarëve se po i bënte thirrje BE-së "të shqyrtojë kërkesën tonë në mënyrë urgjente dhe të marrë vendimin për t'i dhënë Gjeorgjisë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE".

Gjeorgjia ka parë demonstrata të mëdha kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane - Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë - që nga viti 2008, kur forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane prej tyre.

Ajo pasoi një përpjekje gjeorgjiane për të rimarrë Osetinë e Jugut, e cila kishte luftuar një luftë separatiste kundër Gjeorgjisë në vitet 1990.

Ora 21:20
Gjermania ndalon shitjen e produkteve ruse në supermarkete, mes tyre edhe vodkën

Gjermania ka vijuar me sanksionet ndaj Rusisë. Këtë herë ajo ka vendosur të ndalojë të gjitha produktet ruse në supermarkete dhe pijen tradicionale ruse, Vodkën.

Më herët edhe SHBA ka vendosur sanksione të tjera ndaj Rusisë që kishin si synim uljen e statusin te Rusisë si një furnizues kryesor i energjisë me kalimin e kohës.

Përveç kësaj, SHBA dhe aleatët po identifikojnë 22 “entitete të lidhura me mbrojtjen” ruse, duke përfshirë firma që ofrojnë mbështetje teknologjike dhe materiale për ushtrinë ruse.

 

Ora 21:16
Francë: BE të marrë masa për kriptovalutat për të parandaluar Rusinë të anashkalojë sanksionet

Bashkimi Evropian po planifikon të marrë masa për kriptovalutat për të parandaluar Rusinë të anashkalojë sanksionet ekonomike, tha të mërkurën ministri francez i financave Bruno Le Maire.

"Ne kemi vendosur të punojmë për masa shtesë për të forcuar më tej efektivitetin e këtyre sanksioneve dhe për të shmangur çdo anashkalim të sanksioneve të vendosura nga 27 vendet anëtare. Në veçanti do të marrim masa për kriptovalutat, të cilat nuk duhet të përdoren për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, tha Le Maire gjatë një konference për shtyp pas një takimi të ministrave të financave të BE-së në Bruksel.

Le Maire shtoi se ndërsa masat e sakta që adresojnë kriptovalutat janë të paqarta, anëtarët e BE-së janë "të vendosur" të fokusohen në këtë fushë për të siguruar efektivitetin e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë.

"Ne kishim një raport specifik që u përpilua nga Christine Lagarde, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane. Ne do të studiojmë të gjitha mjetet që do të na lejojnë të shmangim anashkalimin e sanksioneve financiare nga kriptovalutat," tha ai.

Ora 21:12
SHBA sanksione të reja ndaj 22 'subjekteve të lidhura me mbrojtjen' ruse  

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar 22 “subjekte të lidhura me mbrojtjen” ruse, ndërsa Rusia po ecën përpara me pushtimin e saj në Ukrainë.

Subjektet që do të sanksionohen përfshijnë "kompanitë që prodhojnë avionë luftarakë, mjete luftarake këmbësorie, raketa, mjete ajrore pa pilot, sisteme të luftës elektronike," tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit, "vetë sistemet që përdoren tani për të sulmuar Populli ukrainas, abuzon të drejtat e njeriut, shkel ligjin ndërkombëtar humanitar.”

Blinken njoftoi gjithashtu kontrollet e eksportit në Bjellorusi "për të mbajtur përgjegjës regjimin e Lukashenkos për të qenë bashkëluftëtar në luftën e zgjedhur të Presidentit Putin".

"Ne do të mbysim aftësinë e Bjellorusisë për të importuar teknologjitë kryesore," tha Blinken. “Dhe nëse mbështetja e Lukashenkos për luftën vazhdon, pasojat për regjimin e tij do të përshkallëzohen.”

Ora 21:11
Lufta në Ukrainë, Blinken nesër shkon në Poloni! Do vizitojë edhe Moldavinë dhe vendet baltike

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të jetë në Evropë nga 3 mars deri më 9 mars. Blinken do të shkojë në Poloni, Moldavi dhe Baltik si shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Ora 20:49
Macron: Ne nuk jemi në luftë me Rusinë! Ditët e ardhshme do të jenë edhe më të vështira! Do përpiqem të qëndroj në kontakt me Putin

“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron. Në një fjalim drejtuar kombit francez të mërkurën, Macron tha se lufta kundër Ukrainës kishte krijuar një "ndarje" në Evropë. Macron tha po ashtu se ditët e ardhshme do të jenë më të vështira.

"Ditët e ardhshme, të kësaj ngjarje të paprecedentë të ndodhur në dekada, do të jenë edhe më të vështira." Kështu tha presidenti Emmanuel Macron, duke iu drejtuar francezëve live nga TV për luftën në Ukrainë. “Nuk duhet të mashtrojmë se çfarë po ndodh, këto ngjarje do të kenë pasoja të menjëhershme, jo vetëm për disa javë, por edhe më gjatë. Ato janë shenjë e një ndryshimi epokal. Lufta në Evropë nuk i përket më librave të historisë. Është këtu, në sytë tanë".

Emmanuel Macron deklaroi se do të "qëndronte në kontakt" me presidentin rus, Vladimir Putin, për ta "bindur atë të heqë dorë nga armët" në krizën me Ukrainën. “Ndërsa flas vazhdimisht me Zelenskyn, kam vendosur të qëndroj në kontakt, për aq kohë sa të mundem dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme, madje edhe me presidentin Putin – tha Macron – të përpiqem pa u lodhur ta bind atë të heqë dorë nga armët” dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit sa më shumë që të jetë e mundur ".

Ora 20:45
4 avionë luftarakë rusë i shkelën hapësirën ajrore, Suedia: Incident shumë serioz

Katër avionë luftarakë rusë shkelën për pak kohë hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit Gotland në Detin Baltik. Kjo është bërë e ditur nga ushtria suedeze. Bëhet fjalë për dy avionët ushtarakë "Su-27” dhe “Su-24”.

“Ne ishim në terren për të siguruar integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë,” tha shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edström. “Ne kemi kontroll të plotë të situatës.”

“Në dritën e situatës aktuale, ne e marrim incidentin shumë seriozisht. Është një veprim joprofesional dhe i papërgjegjshëm nga ana e Rusisë,” tha Edström.

Ora 20:30
SHBA: Moska po përdor bomba termobarike! (Ja përse janë të ndaluara)

Rusia po lëviz "armë jashtëzakonisht vdekjeprurëse" në Ukrainë, duke përfshirë bomba termobarike. Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield e tha këtë duke folur në selinë e OKB-së përpara votimit të rezolutës kundër Moskës për pushtimin e 'Ukrainës.

'Amnesty International” dhe “Human Rights Ëatch” (HRË) janë ankuar se forcat ruse duket se kanë përdorur bomba thërrmuese të ndaluara gjerësisht.

Çfarë janë bombat termobarike?

Bomba me vakum ose bomba termobarike thith oksigjenin nga ajri për të shkaktuar një shpërthim në një temperaturë të lartë. Vala e prodhuar nga kjo armë ka një kohëzgjatje dukshëm më të gjatë se ajo e një eksplozivi konvencional dhe është në gjendje të asgjësojë trupin e njeriut. Sipas Kiev Independent, kjo lloj arme njihet si bomba jo-bërthamore më vdekjeprurëse, e cila shkakton shpërthime që shkaktojnë temperatura të mëdha.

Ora 20:15
Lavrov: Është e pamundur të na nxjerrin nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov theksoi se nuk ka asnjë mekanizëm për të eliminuar Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pas apeleve të nisura nga Kievi në dritën e pushtimit të Ukrainës nga forcat e Moskës.

Ora 20:14
Rezistencë të ukrainasve në qytetin pranë kufirit me Rusinë, me mijëra njerëz në rrugë për të mbrojtur vendin  

Një “referendum rrufe” është mbajtur sot në Konotop, në verilindje të Ukrainës pranë kufirit rus.

"Nëse jeni dakord, ne do të luftojmë!", tha kryetari Artem Semenikhin para turmës së banorëve në shesh. Ai u drejtoi atyre një pyetje të drejtpërdrejtë: “kush voton për të luftuar?”. Ngjitja ishte unanime, me duartrokitje dhe grushte ngritur, qyteti do të rezistojë.

Sot në mëngjes vetë Semenikhin, i cili tha "Unë jam në favor të luftimit të tyre" kishte raportuar një ultimatum nga forcat ruse, të cilat kërcënuan se do të rrafshonin qytetin nëse nuk dorëzohej.

Edhe në qytetin ukrainas të Enerhodar, njerëzit dolën në rrugë për të mbrojtur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya, më i madhi në Evropë, me gjashtë reaktorë. Rusia i ka thënë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se ushtria e saj ka marrë kontrollin e territorit rreth termocentralit bërthamor, por autoritetet ukrainase thonë se ata ende kanë kontrollin e objektit dhe se një njësi luftarake ushtarake është gati brenda perimetrit.

Ora 20:06
Nisin sërish bombardimet në Kiev, dëgjohen shpërthime të fuqishme

Shpërthime të reja të forta janë dëgjuar në Kiev. Këtë e raporton “Kyiv Independent”.

Ora 20:04
Lufta në Ukrainë, Rusia pranon për herë të parë: 489 ushtarë të vrarë rus dhe 1.597 të plagosur

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka dhënë numrin e parë zyrtar për personat e vdekur dhe ato të plagosur gjatë luftës në Ukrainë. Sipas ministrisë së Mbrojtjes në luftën në Ukrainë janë 498 ushtarë të vrarë dhe 1.597 të plagosur.

Ora 18:45
Lindi në një bunker në ditën e dytë të luftës në Kiev, rrëfimi i prekës i 32-vjeçares nga Ukraina: Erdhi në jetë një ukrainas i ri

 

Viktoria 32 vjeçe, nga Kievi, ka përshkruar lindjen e fëmijës së saj në ditën e dytë të luftës në Ukrainë, në një bunker, i ndërtuar në kohën e ish-bashkimit Sovjetik.

'Ishte dita e dytë e luftës. Isha vërtet shumë nervoze – po dëgjonim shpërthime. Po lutesha të takoja djalin tim. Fillova të pastroj gjithçka në shtëpinë time, duke u përgatitur për fëmijën, madje edhe kur fillova të ndjeja dhimbjen, nuk mund ta besoja se do të lindja gjatë luftës.

Unë dhe burri im kishim frikë të shkonim me makinë në spital për shkak të shpërthimeve. Fillimisht na u desh të kalonim rreth 30 minuta në radhë për të furnizuar makinën me karburant. Pastaj po kalonim nëpër Kiev dhe qyteti ishte bosh – nuk e kisha parë kurrë qytetin kaq të zbrazët. Dëgjuam zhurmën e sirenave. Ishte e frikshme, si një film, por përpiqesha të qëndroja pozitive.

Kur mbërritëm, të gjitha dritat ishin fikur, sepse stafi i spitalit kishte frikë se mos bombardohej. Doktori im na takoi dhe na tregoi në një vend ku duhet të shkonim.

Doktori tha se duhej të shkonim në bunker për tu mbrojtur nga bombardimet. Kishte panik teksa njerëzit po nxitonin. Nuk mund të veshja as pantallonat, sepse ishte shumë e dhimbshme. Kur hymë në strehë mbetëm të tronditur. Është ndërtuar në kohën sovjetike dhe nuk ishte mirëmbajtur, ishte i rrënuar dhe shumë i lagësht dhe i ftohtë.

Për ne kishte një dhomë të vogël pa asnjë derë, vetëm një perde dushi që na ndante nga dhoma kryesore me 50 persona në të. Nuk kishte teknologji mjekësore, vetëm një karrige gjinekologjike. Shpresoja të kthehesha në spital së shpejti.

Pastaj ujërat e mia shpërthyen. Mjeku im më shikoi dhe më tha: "OK, do ta bëjmë këtu, është shumë e rrezikshme të presësh." Në atë moment nuk kisha frikë. I besova mjekut tim!

U gëzova shumë kur pashë djalin tim, Fedor. Me flokët e zeza, dukej si një kopje e vogël e burrit tim, i cili preu kordonin. Kur e mbajta Fedorin, ai ishte shumë i ngrohtë. Ndjeva, dashuri dhe lumturi të pastër dhe të gjitha këto ndjenja mistike.

Ndërsa e mbaja në bunker, i thashë: "Ti je me fat, je unik, je i lindur në Ukrainë , je një ukrainas i ri."

Çdo mëngjes tani zgjohem pak më herët, vetëm për ta parë atë duke fjetur, ai duket si një engjëll i vogël. Unë gjithashtu shikoj nga dritarja për të parë nëse ndërtesat kanë qëndruar në vendet e tyre apo nëse janë rrënuar. Shpresoj që djali im ta përjetojë këtë luftë vetëm nga historia. Nuk dua që ai ta dijë luftën e vërtetë.

Pavarësisht luftës, Fedor ka sjellë kaq shumë dashuri, lumturi dhe mirësi në shtëpinë tonë. Ne kujdesemi për të dhe kjo na bën të lumtur. Unë shpresoj dhe lutem për paqe - ai është një ukrainas i ri, ai duhet të rritet në një Ukrainë të re.- u shpreh ajo.

Ora 18:33
Të ulur në gjunj dhe me duart pas koke, një grup ushtarësh rusë zihen rob nga ushtria e Ukrainës

Sulmet ruse janë intensifikuar në territorin e Ukrainës, ndërsa këto të fundit po bëjnë rezistencë për t'u përballur me agresionin rus. Në këtë foto, ushtria e Ukrainës, siç shihet ka zënë rob disa ushtarë rus.

Ora 18:27
FOTO/ Në rrezik nga bombardimet ruse, gratë shtatzëna dhe të porsalindurit strehohen poshtë maternitetit të Kievit

Ndërsa kryeqyteti i Ukrainës është i rrethuar nga forcat armiqësore ruse, autoritetet në qytet u thonë civilëve të qëndrojnë në bunkere për të qenë të sigurt. Një maternitet në Kiev e ka kthyer katin e tij të bodrumit në një repart mjekësor që lejon gratë shtatzëna dhe foshnjat e porsalindura të qëndrojnë të sigurt.  

Ora 18:03
Shtyhen për nesër bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë

Bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtyrë për ditën e nesërme.  Siç raportohet delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi, por do të arrijë në Bjellorusi për bisedime nesër në mëngjes. Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë e raundit të parë të bisedimeve.

Zyrtarët rusë thonë se presin që negociatorët ukrainas të mbërrijnë në kufirin polako-bjellorus për raundin tjetër të bisedimeve të enjten në mëngjes, ku do të diskutohet për një armëpushim. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha më herët të mërkurën se Moska mbetet e përkushtuar ndaj "çmilitarizimit" të Ukrainës dhe shtoi se duhet të ketë një listë të armëve të specifikuara që nuk mund të vendosen kurrë në territorin ukrainas.

Ai tha se regjimi i Vladimir Putin njeh të drejtën e popullit ukrainas për të zgjedhur liderin e vet dhe se Rusia e pranon Volodymyr Zelensky si president legjitim.

Ora 17:49
Mbi 15 mijë mjekë në Rusi letër Putin: Ndaloni sulmin në Ukrainë, jeta e njerëzve nuk ka çmim

1645717788_putin.JPG

Mbi 15,000 mjekë rusë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë i kanë dërguar një letër të hapur Vladimir Putinit duke i kërkuar atij të ndalojë armiqësitë kundër Ukrainës. Në dokumentin e botuar në British Medical Journal, ata pretendojnë se "kundërshtojnë fuqishëm veprimet ushtarake të kryera nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës" dhe i kërkojnë presidentit të tyre të tërheqë trupat. "Misioni ynë është të shpëtojmë jetë - vazhdojnë ata -. Në këtë moment të vështirë për të dy vendet, ne kërkojmë një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive. Jeta e njerëzve nuk ka çmim". 

Ora 17:27
VIDEO/ Pamje dramatike, momenti kur qytetarët në Ukrainë goditen nga raketat e ushtrisë ruse! Një i plagosur, të shtënat nuk kanë të ndalur

Pamje të rënda janë ato që vijnë nga Ukraina, ku qytetarët civile në qiell të hapur sulmohen me raketa nga ushtria ruse në çdo moment. Siç shihet në këtë video, disa ukrainas, në dukje civilë, goditen nga një predhë dhe një prej tyre mbetet i plagosur. Disa nxitojnë që t'u shpëtojnë bombardimeve, ndërsa të shtënat në zonë nuk kanë të ndalur.

Ora 16:49
Integrimi i Ukrainës, Zelenskyy bisedon me presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel

1558472857_32A0B2EC51974110A5B0FAD0F24BD202w1023r1s.jpg

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka folur sot pasdite me presidentin e këshillit të BE-së Charles Michel, në kuadër të integrimit të vendit në BE.

Në një postim në Tëitter, Zelenskyy tha: “Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me mikun tonë të besuar presidentin e KE-së Charles Michel.”

“Diskutuam situatën aktuale në fushën e betejës dhe përpjekjet diplomatike. Në pritje të sinjaleve pozitive rreth anëtarësimit të Ukrainës në #BE”

Ora 16:30
Delegacioni i Ukrainës has vështirësi për të arritur në vendin e bisedimeve, eksperti politik: Nuk kemi asnjë komunikim

Delegacioni ukrainas po përballet më vështirësi për të arritur në vendin e bisedimeve të reja me delegacionin rus, të cilat priten të mbahen në rajonin bjellorus të Brest. Kjo u raportua nga Yury Voskresensky, një analist nga Minsk i afërt me organizatorët e takimit.

"Delegacioni rus tashmë ka mbërritur në Minsk dhe po shkon në vendin e negociatave në rajonin e Brestit. Delegacioni ukrainas pritet të arrijë në Bjellorusi në mbrëmje, por komunikimet me ta janë të paqëndrueshme dhe ka disa probleme logjistike", theksoi ai.

Ora 16:22
Biden 'jep dritën jeshile', do të dërgohen 3000 ushtarë në kufirin lindor të NATO-së

1645559432_biden.JPG

Joe Biden miratoi dërgimin e një shtesë prej 3,000 trupash amerikane për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Raporton zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Trupat, duke përfshirë 1,000 ushtare në Gjermani, do të shkojnë në Poloni dhe Rumani, siç u njoftua ditët e fundit.

Ora 16:08
Ushtari rus iu dorëzohet forcave ukrainase, shpërthen në lot dhe telefonon të ëmën: Jam gjallë

Një ushtar rus iu dorëzua forcave ukrainase. Vullnetarët siç shihet edhe nga video i japin çaj, ushqim dhe i thonë të ëmës: "Mos u shqetëso, është gjallë". Të dy nuk i përmbajnë dot lotët.

Ora 15:52
Delegacioni rus niset për bisedime me Kievin

Delegacioni negociator rus është nisur në vendndodhjen sekrete ku do të zhvillohen bisedimet me Ukrainën. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore bjelloruse Belta.

Ora 15:34
'Një fëmijë i vogël është nën rrënoja dhe ka nevojë për ndihmë', shërbimi i Emergjencës raporton se çfarë po ndodh në Kharkiv pas goditjes nga raketa

Ekipet e kërkim shpëtimit në Kharkiv po kërkojnë nën rrënoja për një fëmijë të vogël në një ndërtesë banimi që u godit nga raketa ruse. Kështu deklaroi zëdhënësi i Shërbimit të Emergjencave, Yevhen Vasylenko.

“Qendra e qytetit sapo është goditur nga raketa”, thotë ai në një video të postuar në Facebook. Ai tregon përmes pamjeve atë çka ka shkaktuar raketa, ku shihet se gjithçka është shkatërruar.

“Forcat janë në kërkim, ka raportime për një fëmijë të vogël është në ndërtesë dhe ka nevojë për ndihmë.”, pohon ai.

Ora 15:05
Histori frymëzuese, ultimatumit rus për bombardime qyteti ukrainas i përgjigjet me rezistencë, tërhiqen ushtarët e Putin

Paqja ishte kryefjala e një marrëveshjeje, mes civilëve në qytetin ukrainas Konotop dhe ushtarëve rusë.

Sipas kryebashkiakut Artem Semenikhin, ushtria ruse kërkoi që t’i dorëzonin qytetin dhe i kërcënuan se do ta bombardonin atë.

Menjhëerë Semenikhin iu drejtua qytetarëve “Na kanë vënë kushte. Nëse fillojmë të rezistojmë do të garantojnë qytetin me artileri.”

Qytetarët me një zë thanë se do të rezistojnë dhe janë gati!

Më vonë, Dmytro Zhyvytsky, kreu i administratës ushtarake të rajonit Sumy, tha se ishte arritur një marrëveshje me rusët.

"Biseda midis përfaqësuesit tim nga administrata ushtarake dhe rusëve në Konotop zgjati rreth 12 minuta," tha Zhyvytsky.

“Ka një marrëveshje që nuk do të gjuajmë dhe nuk do të ketë provokime të ndërsjella. Ata mbeten në pozicionet e tyre. Do të sigurohet kalim i papenguar i transportit dhe shërbimeve publike, autoambulanca, automjete me ushqime, mallra humanitare/ Për të garantuar sigurinë në qytet dhe kontrollin, vullnetarët tanë do të ndërtojnë gjithashtu pika kontrolli në Konotop," tha ai.

Nuk ka pasur asnjë fjalë nga pala ruse për një marrëveshje të tillë.

Ora 14:38
Rusia kërcënon NATO-n: Përdorni arsyen për të shmangur konfliktin

Rusia pret që NATO të përdorë “arsyen e shëndoshë" për të shmangur konfliktin. 

Paralajmërimi erdhi nga zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko, sipas “TASS”.

"Shpresojmë që vendet anëtare të NATO-s do të marrin një pozicion për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare" shtoi ai.

Ora 14:23
Kharkiv nuk gjen qetësi, bombardohet sërish! Rusët sulmojnë zyra shtetërore

 Raketat ruse goditën sërish qendrën e Kharkiv.

 Ky lajm vjen nga mediat ukrainase, duke cituar shërbimin shtetëror të emergjencës të Ukrainës, sipas të cilit sulmi dëmtoi ndërtesën e këshillit bashkiak, zyra shtetërore dhe ndërtesa të tjera.

Ora 14:17
Nën bombardimet e rusëve, kryebashkiaku i Mariupol-it: I gjithë qyteti ka mbetur pa ujë

Një prej qyteteve më të sulmuara nga trupat ruse, Mariupol, ka mbetur tashmë pa ujë.

Denoncimin e ka bërë kryebashkiaku i qytetit, Vadym Boichenko.

Porti juglindor i Ukrainës i Mariupolit është prej fillimit nën bombardimeve ruse, ndërsa nuk ka qenë në gjendje as të evakuoi të lënduarit nga lufta në Kherson ishte i rrethuar plotësisht nga forcat pushtuese.

"Ne po luftojmë, ne nuk do të pushojmë së mbrojturi atdheun tonë," tha kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boichenko drejtpërdrejt në TV ukrainas.

Ora 14:02
Pushtimi nga Rusia, Kievi: Mbi 2 mijë civilë të vdekur

Autoritetet në Kiev pretendojnë se sulmet ruse, që prej fillimit, i kanë marrë jetën më shumë se 2 mijë civilëve ukrainas. Po ashtu ata theksojnë se janë shkatërruar qindra objekte, duke përfshirë spitale, kopshte e shtëpi.

Ora 13:46
Sulmi rus në Ukrainë, Johnson: Putin është një kriminel lufte

Kryeministri britanik Boris Johnson në Dhomën e Komunave e quajti Vladimir Putin një kriminel lufte, për gjithçka po ndodh 7 ditët e fundit në Ukrainë.

Kryeministri e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje nga kreu i grupit skocez të pavarësisë, Ian Blackford. Londra është e gatshme të marrë çdo akuzë përpara një gjykate ndërkombëtare.

Ora 13:22
'Ultimatumi i rusëve në qytetin Konotop: Dorëzohuni ose do t'ju thyejmë me artileri'

Kryetari i bashkisë së Konotop në Ukrainë, Artem Semenikhin , tha se trupat ruse që hynë në Konotop u dorëzuan një ultimatum autoriteteve lokale. Nëse banorët rezistojnë, qyteti do të mbulohet me artileri.

“Ata (pushtuesit) na vunë një kusht. Tani po të fillojmë rezistencën, ata e thyejnë qytetin me artileri”, tha kryebashkiaku i Konotopit duke folur në shesh para banorëve të qytetit.

Në të njëjtën kohë, ai pyeti banorët e mbledhur të qytetit nëse do të luftonin për Konotop.

“Unë jam për të luftuar. Vendimi është marrë të gjithë së bashku, sepse artileria është drejtuar ndaj nesh, "shtoi Semenikhin.

Ora 13:19
Fëmijë e gra të strehuar në bodrume, njerëz të plagosur, bashkëshortja e Presidentit ukrainas publikon videon: Ta shohë e gjithë bota! Ne po luftojmë për paqen edhe në vendet tuaja

Fëmijë e gra të strehuar në bodrume, të strukur nënë frikën e bombardimeve, qytetarë të plagosur nëpër rrugë, shkatërrim... kështu duket Ukraina në një video të trishtë të publikuar nga Olena Zelenska, bashkëshortja e Presidentit ukrainas.

Në Instagram, ajo shkruan se këto pamje duhet t'i shohë e gjithë bota dhe se ukrainasit, një vend paqësor, tani janë të detyruar t'i marrin fëmijët çdo ditë në bodrume për shkak të sulmit të Putin.

Ajo thekson se Ukraina nuk do të dorëzohet dhe se lufta që ata po bëjnë 'është luftë për paqen në çdo vend të botës'.

"Kështu duket Ukraina për momentin. Kjo është një video për ta parë bota, ne jemi në luftë. Për shkak të sulmit të Putinit, ukrainasit duhet t'i marrin fëmijët e tyre në bodrume çdo natë dhe të luftojnë armikun nën muret e shtëpive të tyre. Ukraina është një vend paqësor. Ne jemi kundër luftës dhe nuk kemi sulmuar të parët. Por ne nuk do të dorëzohemi. E gjithë bota, shikoni: ne po luftojmë për paqen edhe në vendet tuaja", shkruan ajo.

Ora 12:45
Ja VIDEO/ ‘Dua të vras veten’, ushtarët rusë me lot në sy tregojnë si u përdorën për të luftuar në Ukrainë:Po vrasim njerëz të pafajshëm

“Gjithçka që dua të bëjë është të vras veten, mami dhe babi, ju dua”, këto janë fjalët e një ushtari rus me zë që i dridhej nga frika e luftës, një luftë të cilën nuk e zgjodhi.

‘Askush nuk na ka sulmuar dhe nuk e kuptojë se çfarë kërkon Rusia nga kjo luftë”, ka thënë një tjetër ushtar rus teksa po fliste me njerëzit e tij të dashur. 

Këto janë vetëm disa prej ushtarëve që janë kapur nga autoritetet ukrainase.

Ushtarët rusë nga burgjet ukrainase kanë dëshmuar se nuk ia kishin idenë se do të dërgoheshin në luftë.

“Na dërguan si mish për top, po vrasim njerëz paqësor”, treguan ata.

Një nga ushtarët rus i kërkoi Kievit dhe Moskës që të evakuoheshin fëmijët nga zonat e luftës, ndërsa tregoi se “askush nuk e dëshiron këtë luftë’.

Një i burgosur shpërtheu në lot dhe u filmua duke fshirë sytë, pasi një grua i tha nga telefoni ‘Të dua”.

Shumë trupa ruse pretenduan se besonin se po kryenin stërvitje në rajonet kufitare dhe nuk e dinin se po dërgoheshin për të pushtuar Ukrainën.

Ora 12:35
OKB: 836 mijë refugjatë ukrainas që nga fillimi i konfliktit

836,000 refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i konfliktit. Kjo është raportuar nga UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në një raport të ri mbi numrin e ukrainasve që kanë gjetur strehim në vendet fqinje, veçanërisht në Poloni.

Ky është një kapërcim prej rreth 160 mijë personash krahasuar me të dhënat e publikuara dje nga Komisioneri i Lartë, Filippo Grandi.

Ora 12:33
Pushtimi i Ukrainës, Von der Leyen: Kushdo që ikën nga bombat e Putinit është i mirëpritur

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka theksuar se Europa qëndron pranë Ukrainës dhe atyre që kanë nevojë për mbrojtje, ndërsa shprehet se mirëpresin të gjithë ata 'që ikin nga bombat e Putin'.

"Evropa qëndron pranë atyre që kanë nevojë për mbrojtje. Të gjithë ata që ikin nga bombat e Putinit janë të mirëpritur në Evropë. Ne do t'u ofrojmë mbrojtje atyre që kërkojnë strehim dhe do të ndihmojmë ata që kërkojnë një rrugë të sigurt për në shtëpi", shkruan ajo në Tëwitter.

Ora 12:28
VIDEO/ Trupat ruse futen qendër të Khersoni, dëgjohen të shtëna

 

Lufta në qytetin e Khersonit në Ukrainë është intensifikuar gjithmonë e më shumë. Trupat ruse kanë mbërritur në qendër të qytetit jugor të Kherson, ku nga videot e publikuara dëgjohen edhe të shtëna armësh.

Ora 12:00
Kiev i përgjigjet Rusisë: Gati për bisedime, por nuk pranojmë ultimatume

Kievi thotë se është gati për raundin e dytë të bisedimeve me delegacionin rus, por shton se nuk do të pranojë ultimatumin nga Moska. Kjo u bë me dije nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, por nuk është e qartë se kur do të zhvillohen negociatat.

Ora 11:40
Raketa mbi ndërtesat e policisë në Kharkiv, raportohen 4 të vdekur

Katër persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi i mëngjesit të sotëm në ndërtesën e policisë së Kharkiv.

Një raketë goditi ndërtesat që i përkisnin policisë, Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe Universitetit Kombëtar Karazin rreth orës 08:10 me orën lokale.

Fotot nga mëngjesi i sotëm tregojnë zjarrfikësit duke luftuar me flakët në një ndërtesë universiteti dhe stacion policie pas grevës.

Kryebashkiaku i qytetit thotë se Kharkiv është "i rrethuar pjesërisht" nga ushtria ruse, të cilën ushtria ukrainase po e mban aktualisht "heroikisht"

Ora 11:30
‘Putin nuk është Rusi’, Navalny flet nga burgu: Të mos bëhemi komb i frikësuar dhe i heshtur, protestoni

“Putin nuk është Rusi”, ka qenë kjo deklarata e opozitarit rus, Alexei Navalny nga qelia e burgut për sulmin rus në Ukrainë.

Ai e ka dhënë këtë deklaratë përmes Tiwtter, ndërsa shtoi se protestat dhe demonstrata e përditshme duhet të vazhdojnë në të gjithë Rusinë dhe më gjerë.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Muajin e kaluar ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë.

"Ne, Rusia, duam të jemi një komb i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na quajnë kështu tani," shkruan ai nga burgu i sigurisë maksimale në lindje të Moskës ku është i burgosur.

“Rusët të paktën të mos bëhen një komb njerëzish të frikësuar të heshtur që bëjnë sikur nuk e vënë re luftën", tha ai.

“Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shohim lajme për njerëz që digjen në tanke dhe shtëpi të bombarduara. Ne po shikojmë kërcënimet reale për të nisur një luftë bërthamore në televizorët tanë”, tha ajo.

Ora 10:44
Çmimi i naftës vazhdon të rritet pavarësisht masave urgjente, arrin rekord historik

Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që mëtojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit rus në Ukrainë. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, ka arritur në 113 dollarë për fuçi, duke shënuar rritjen më të madhe në shtatë vjetët e fundit. Çmimi është rritur pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji janë pajtuar për të lëshuar në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente.

Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende tjera anëtare të kësaj Agjencie kanë thënë se me këtë veprim synojnë të stabilizojnë tregjet.

Rusia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në botë. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, bota është shqetësuar për ndikimin e kësaj situate në tregjet e naftës dhe gazit.

Çmimet e naftës janë rritur edhe në Shtetet e Bashkuara – 109 dollarë për fuçi.

“Ne jemi të përgatitur për të shfrytëzuar secilin mjet të mundshëm për të shmangur pengesat në furnizimet me energji si pasojë e veprimeve të presidentit rus, Vladimir Putin”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki të martën.

Ajo ka thënë se Uashingtoni do të analizojë mundësi si të shmangë varësinë për energji nga Rusia.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./ REL

Ora 10:43
U tha se do të shtyheshin bisedimet Kiev-Moskë, kreu i delegacionet rus: Jemi gati për negociata sonte

Fillimisht u raportuar se bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës do të shtyheshin, por kreu i delegacionit rus, Dmitri Peskov tha se janë gati për të rifilluar negociatat.

“Gati për të filluar negociatat sonte”, shprehet Peskov.

Ora 10:24
Prej ditësh kërkon ta marrë, pse është i rëndësishëm Khersoni për Rusinë?

Ministria ruse e Mbrojtjes po pretendon se ka marrë kontrollin e Khersonit ndërkohë që kjo mohohet nga Kievi. Nëse këto pretendime vërtetohen, Khersoni do të bëhet qyteti më madh ukrainas në duart e rusëve. Ky qytet ka 300,000 banorë.

Khersoni është i rëndësishëm për portin që ka në Detin e Zi dhe njihet si qendër industriale. Kontrollimi i Khersonit nënkupton kontrollimin e një burimi të madh të ujit po ashtu. Ukraina ka vendosur digë në kanalin e Krimesë Veriore, pasi Rusia ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014. Prej atëherë pjesa më e madhe e ujit të freskët është bllokuar në drejtim të Krimesë, duke shkaktuar probleme me furnizim në rajonin e aneksuar. Një nga shënjestrat e para të ushtrisë ruse ka qenë zhbllokimi i digës dhe rikthimi i furnizimeve në Krime.

Pajisjet ushtarake ruse kanë hyrë në qendër të Khersonit natën e kaluar. Kryetari i qytetit, Igor Kolyikhayev, ka thënë të mërkurën se qytetit i duhet një mrekulli.

Ora 10:03
Huadhënësi më i madh rus largohet nga tregu evropian, humbi miliarda nga 'dalje anormale e parave' pas pushtimit të Ukrainës

Huadhënësi më i madh rus, Sberbank, ka njoftuar se po largohet nga tregu evropian pasi filialet e tij atje po përballen me dalje të mëdha parash. Banka tha se nuk ishte më në gjendje të furnizonte likuiditet për bankat e saj, degë evropiane, por se niveli i saj i kapitalit dhe cilësia e aseteve ishin të mjaftueshme për të bërë pagesa për të gjithë depozituesit. Të martën, dega evropiane e Sberbank u urdhërua të mbyllej nga Banka Qendrore Evropiane, e cila kishte paralajmëruar se do të përballej me dështimin për shkak të rrjedhjes së depozitave pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Ora 09:58
Tajvani solidarizohet, presidentja, zv presidenti dhe kryeministrja dorëzojnë pagën mujore për Ukrainën

Presidenti i Tajvanit Tsai Ing-ëen tha se ajo, zëvendëspresidenti William Lai dhe kryeministrja Su Tseng-chang do të dhurojnë secili pagën e një muaji për të ndihmuar Ukrainën, në një kohë kur rusët po sulmojnë pa mëshirë, duke mos kursyer as civilët.

Tajvani ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës që në fillim, kjo edhe për shkak të presionit që ndjen vendi nga Kina. Pekini e sheh Tajvanin si territorin e vet dhe ka rritur presionin e tij ushtarak.

Ora 09:57
Putin e ka gjetur një tjetër aleat dhe ai është Kim Jong Un! Koreja e Veriut mbron Moskën: Rreziku më i madh është SHBA

Putin e ka gjetur një tjetër aleat dhe ai është Kim Jon Un. SHBA dhe aleatët e saj janë shkaku i krizës në Ukrainë, pasi ata kanë injoruar nevojat e drejta dhe të arsyeshme të sigurisë të Rusisë.

Kështu deklaroi ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, duke folur të martën në asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

"Rreziku më i madh me të cilin përballet bota tani është ngacmimi i SHBA," tha ai.

Ora 09:45
Raundi i dytë i bisedimeve? Moska: Nuk ka gjasa për bisedime sot mes Rusisë dhe Ukrainës

Sipas një burimi nga agjencia e lajmeve “Interfax”, nuk ka gjasa që një raund i dytë bisedimesh midis një delegacioni rus dhe ukrainas të zhvillohet sot. 

"Me shumë mundësi, kjo do të ndodhë në fund të javës," tha ai. 

Një skenar tjetër është që bisedimet të zhvillohen të premten, kjo nëse pala ukrainase do të japë një përgjigje pozitive sot ose nesër. “Interfax” saktësoi se bisedimet nuk u anuluan, por e shtynë.

 

Ora 09:29
Deputetja ukrainase ndan dhimbjen: I lash fëmijët tek gjyshja, tani do të kthehem në lufte! Po qaj në këtë perëndim dielli që duhet shijuar me njerëzit e dashur

Lufta të ndan nga njerëzit e dashur...deputetja Lesia Vasylenko ka treguar historinë e saj të dhimbshme.

Me një fotografi perëndimi, ajo tregoi se sapo kishte lenë fëmijët e saj të vegjël te gjyshja për t’u rikthyer sërish në shesh të luftës.

“Perëndimi i diellit duhet shijuar me njerëzit që duam”, ka shkruar ajo ndërsa ka ndarë një fotografi të ngjyrave të gjalla të qiellit. “Në vend të kësaj unë shpërthej në lot”, shton ajo, pasi i duhet të lejë pas familjen e saj dhe të luftojë!

Kjo është një histori ndarjeje mes shumë të tjerash, një ndarje për së gjalli.

 “Perëndimet e diellit duhet të shijohen me ata që doni. Në vend të kësaj unë shpërthej në lot, pasi dorëzova bebat e mi gjyshes së tyre. Më i vogli  është 9-muajsh. Unë do të kthehem tek njerëzit e Ukrainës për të ndihmuar ku të mundem! Ndaloni Rusinë”, shkruan ajo.

Ora 09:28
Po priste radhën në dyqan për të blerë ushqime, studenti indian humb jetën nga bombardimet në Kharkiv

Naveen Shekharappa Gyanagoudar, një shtetas indian është vrarë gjatë bombardimeve ruse të Kharkiv dje. Ai ishte një student i vitit të katërt të mjekësisë në Universitetin Kombëtar të Mjekësisë në Kharkiv, tha Sekretari i Jashtëm i Indisë, Harsh Shringla në një konferencë për shtyp.

"Ai kishte dalë për të marrë disa sende ushqimore dhe këmbim valutor kur u vra," tha kushëriri i tij Kantesh Gyanagoudar për CNN, duke shtuar se Naveen kishte planifikuar të largohej për në Poloni më vonë atë ditë.

Naveen kishte folur me babanë e tij disa momente para se të dilte për të blerë ushqime.

Që nga e marta në mbrëmje, trupi i tij ishte në një morg në universitetin e tij, tha Shringla, duke shtuar se zyrtarët indianë janë në kontakt me autoritetet lokale për të riatdhesuar trupin e tij.

Shringla shtoi se ai kishte folur me ambasadorët e Rusisë dhe Ukrainës për të përsëritur kërkesën për kalim të sigurt urgjent për të gjithë shtetasit indianë që janë ende në Kharkiv dhe qytete të tjera në zonën e konfliktit.

Deri më tani më shumë se 9,000 shtetas indianë janë evakuuar ndërsa një numër i konsiderueshëm tani janë në zona më të sigurta, tha një zyrtar indian të martën.

 

Ora 08:54
Sulmet e përgjakshme në Kharkiv, 21 të vrarë dhe 112 të plagosur nga bombardimet ruse

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 112 të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i qytetit në veri-lindje të Ukrainës, ku parashutistët rusë zbarkuan natën.

Guvernatori Oleg Synegubov, tha se "armiku rus ka pësuar humbje të konsiderueshme".

Çfarë është sulmuar deri tani në Kharkiv?

  • Godina qeveritari
  • Drejtoria e Policisë
  • Universitete
  • Spitale
Ora 08:49
'Kemi vrarë 6000 rusë për 6 ditë', Zelensky thirrje për ndihmë: Po luftojmë, por vetëm nuk ja dalim dot kundër Rusisë

Sulmi brutal i Rusisë ndaj Ukrainës po shpërthen në fronte të shumta, por pavarësisht lutjeve të dëshpëruara për më shumë ndihmë ndërkombëtare, vendi përballet kryesisht me ofensivën e Moskës i vetëm.

Qytetet kryesore në Ukrainë u sulmuan dje, teksa Rusia nisi sulme edhe ndaj ndërtesave në qendër të kryeqytetit Kiev dhe përshkallëzoi bombardimet e saj ndaj qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Ushtria ruse duket se ka pushtuar Kherson qendror pas bombardimeve të rënda.

Por ndërsa aleatët e SHBA-së dhe NATO-s e kanë ndihmuar Ukrainën duke dhënë armë, pajisje ushtarake dhe inteligjencë, ndërkohë që kanë vendosur sanksione dramatike ndaj Rusisë, aleanca deri më tani e ka bërë të qartë se nuk ka plane të dërgojë ushtarë në Ukrainë, një pozicion që Presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti në fjalimin e tij edhe dje.

Ukraina, e cila nuk është anëtare e NATO-s, ka ngritur një rezistencë të ashpër, por në një intervistë nga një bunker në Kiev të martën, Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se vendi i tij, i cili ka një  ushtri shumë më të vogël se Rusia, ka nevojë për më shumë ndihmë për të parandaluar kriza nga përhapja në të gjithë Evropën.

“Kam folur me Bidenin shumë herë. Dhe unë u kam thënë atyre shumë herë se Ukraina do të rezistojë dhe do të luftojë më e fortë se kushdo tjetër, por vetëm kundër Rusisë ne nuk do t'ia dalim", tha ai.

Ai bëri me dije po ashtu se forcat e Kievit kanë vrarë pothuajse 6000 rusë në këto 6 ditë konflikti.

 

Ora 08:41
Deputeti i parlamentit ukrainas: Nëse i kemi mbijetuar Stalinit, mund t’i mbijetojmë edhe Putinit! Paraja ka humbur vlerën, njerëzit shkëmbejnë mallra! S’dorëzohemi

Sviatoslav Yurash, anëtari më i ri i parlamentit të Ukrainës, i tha se ai dhe bashkatdhetarët e tij ishin gati të vazhdoni të luftonin sulmin rus në Kiev.

Duke marrë për shembull stërgjyshin e tij, ai tha se nëse dikur Ukraina i ka mbijetuar Stalinit, mund t’i mbijetojmë edhe Putinit.

“Stërgjyshi im i mbijetoi Stalingradit, kështu që unë mendoj se ne mund të mbijetojmë çfarëdo që të na hedhin. Ne patëm një histori fatkeqe, tragjike dhe të pabesueshme në shekullin e 20-të. Pra, nëse i mbijetojmë Stalinit, ne mund t'i mbijetojmë Putinit.", tha ai.

I pyetur lidhur me jetën e tij tani pas sulmit rus, deputeti tha se ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.

Ai tha se paratë, nuk kanë më ndonjë vlerë reale gjatë kohës së luftës që do të thotë se njerëzit po shkëmbejnë mallra në vend të kësaj. Lagjja e tij është e qetë dhe bosh, ndërsa stacionet e rekrutimit ushtarak janë plot.

Por furnizimet si ushqime dhe municione po mbarojnë. "Asgjë nuk mjafton," tha ai. Kështu që ai dhe ekipi i tij e kalojnë kohën e tyre duke organizuar furnizime, duke shpërndarë ushqime, duke siguruar armë dhe ilaçe dhe "duke u përpjekur të jenë të dobishëm në mbrojtjen e kryeqytetit tonë", tha ai.

Disa nga ndihmësit e tij me prejardhje ushtarake janë tani në fushën e luftimit, duke udhëhequr toga dhe duke ndihmuar në ndërtimin e barrikadave.

Ora 08:38
Rusia pretendon kontrollin e qytetit Kherson të Ukrainës! Kievi e mohon

1646208972_5a49875799904541a2b27efc6d7618f31.png

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.

Nëse qyteti ka rënë, do ta bënte atë më të madhin në Ukrainë që është kapur nga forcat ruse deri më tani.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar njoftimet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve.

"Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë tani," tha një zëdhënës i ministrisë. “Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”.

 

Ora 08:23
Sulm në drejtorinë e policisë së Kharkiv, përfshihet nga flakët ndërtesa (VIDEO)

 

Agjencia e lajmeve UNIAN raporton se një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e drejtorisë së policisë së qytetit .

Një video e postuar në kanalin Telegrami një këshilltari të qeverisë ukrainase duket se tregon një ndërtesë të përfshirë nga flakët.

Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu nën “pushtetin” e flakëve.

Ora 07:48
VIDEO/ Rusët nuk kursejnë as civilët në Ukrainë, momenti kur tanku hap zjarr ndaj një pallati të banuar, në drejtim të personit që po e filmonte

 

Rusët në Ukrainë nuk po kursejnë as civilët, teksa në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku një tank hap zjarr ndaj një pallati të banuar. Video është filmuar pikërisht nga një person që banonte në ndërtesë.

Një sulm i ri ushtarak në Kharkiv, Ukrainë, ka goditur një kompleks apartamentesh pranë një spitali. Nw pamje duket se tanku mund tw ketw qwlluar nw drejtim tw pallatit edhe sepse ka parw qw ka qenw nwn sulm. 

Shpërthimi pranë spitalit vjen disa orë pasi një sulm ushtarak shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesën e administratës rajonale të Kharkiv.

Ora 05:42
Dekreti i Putin: Qytetarët rusë s'mund të largohen jashtë vendit me më shumë se 10 mijë dollarë

1646196147_d1c1986d8cb04af1b9334831f6a3123f.jpg

Qytetarët rusë nuk mund të largohen nga vendi i tyre me më shumë se 10 mijë dollarë. Ky vendim vjen pas dekretit të Presidentit rus Vladimir Putin. Ky urdhër hyri në fuqi sot, ndërsa u vendos në këtë mënyrë pas sanksioneve të perëndimit ndaj Moskës, që kanë gjymtuar ekonominë ruse dhe kanë zhvlerësuar rublën.

Ora 04:46
Parashutistët rusë zbarkojnë në Kharkiv, sulmojnë një nga spitalet ushtarake të qytetit

 

Parashutistët rusë kanë sulmuar Kharkivin. Mësohet se ata kanë goditur një nga spitalet ushtarake të qytetit. Dëshmitarët thonë se bombardimet e rënda janë shtuar në disa qytete. Më herët, presidenti i Ukrainës, Vlodoymyr Zelensky akuzoi Moskën për "terrorizëm shtetëror" për bombardimet e saj në Kharkiv.

Ora 03:07
Lukashenko: Do të dyfishojmë trupat ushtarake në kufi me Ukrainën! Jemi të gatshëm të parandalojmë çdo provokim dhe veprim ushtarak ndaj nesh

1646186892_01a91e5faca142f9b96ac37812c21ab71.jpg

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se do të dyfishojë numrin e trupave ushtarake në kufirin e saj jugor me Ukrainën. Lukashnko shprehet se batalionet nga 5 do të shkojnë në 10 në ditët në vijim.

"Këto grupe janë gati të ndalojnë çdo provokim dhe çdo veprim ushtarak kundër Bjellorusisë."-tha Lukashenko.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Minskut për mbështetjen ndaj Moskës për luftën në Ukrainë.

Ora 02:34
Kompania 'Beoing' pezullon shërbimet për avionët rusë, mbyllet përkohësisht zyra në Kiev

1646184901_boeing1.jpg

Kompania amerikane Boeing ka pezulluar shërbimet për mirëmbajtjen e linjave ajrore ruse. Kompania njofton gjithashtu se kanë mbyllur përkohësisht zyrën e tyre në Kiev.

"Kemi pezulluar operacionet kryesore në Moskë dhe kemi mbyllur përkohësisht zyrën tonë në Kiev. Gjithashtu kemi pezulluar mirëmbajtjen dhe shërbimet teknike për linjat ajrore ruse."-thotë kompania.

Ora 02:20
Bombardohet qyteti 30 minuta larg Kievit, nën sulmin rus edhe zona afër aeroportit

1646184169_67b488a9f095425188ef95748a70a228675x450.jpg

Alarmi i sulmeve ajrore është aktivizuar në qytetin Vyshneve, 30 minuta larg kryeqytetit Kiev ndërsa edhe disa qytete të tjera janë aktualisht nën sulmin rus.

Rusia bombardon lagjet e Kievit, qytetin Vyshneve jashtë kryeqytetit, sipas Shërbimit Shtetëror të Komunikimit Special të Ukrainës. Lagjet aktualisht nën sulm janë Rusanivka, Kurenivka, Boiarka dhe zona pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Kievit ose Zhuliany”, shkruan media ukrainase “The Kyiv Independent”.

Ora 02:02
Avionët rusë nuk do të lejohen në hapësirën ajrore amerikane

1646182985_2adee2ec1f7f49528322562daaaf87431.jpg

Avionët rusë nuk do të lejohen në hapësirën ajrore amerikane. Vendet e BE dhe Kanadaja tashmë i kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore Rusisë. Ky vendim për SHBA-të pritet të njoftohet në orët në vijim. SHBA do i bashkohet një numri në rritje të vendeve që po bllokojnë qiellin e tyre për Rusinë./BBC/

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/03/2022 02:54

    Nuk ishte vetem Kina qe kishte info.per sulmin,ne fakt e gjithe bota perendimore e kishte kuptuar.I vetmi qe nuk po e pranonte realitetin ishte Zelensky dhe adm.e tij.Ju kujtohet kur kerkonte qe Perendimi te mos u shkaktonte panik ukrainasve me /kambanat e alarmit/ te tij? Ju kujtohet kur ftoi Biden ne Ukraine per te treguar qe cdo gje ishte O.K.? Nejse,keto iken,rendesi ka qe tani po lufton e reziston dhe po ndihmohet nga te gjithe.

    Përgjigju
  • Massimo: 03/03/2022 00:46

    PSe qeshni o legena?ai po shkruan histori e do ngelet legjend per brezat tuaj o popull kot...

    Përgjigju
  • Alb: 02/03/2022 21:31

    me duket se kjo histori do mbyllet me na ishte njeher ukraina ka shume mundesi putini ta bej zone radioaktive gjith ukrainen dhe keshtu eshte neutrale as ne Be as ne Rusi po nje eksperiment boteror per zonat radioaktive

    Përgjigju
  • Loni: 02/03/2022 09:03

    Hahahahaha sja dilni dot vetem!? Uaaaaa si ka mundesi aty u shkrumbofshi per Egon tende p vdesin gjithe ato civile. Or injornat president cfare je ti... Nese dicka eshte me e madhe se ty mos u merr!

    Përgjigju
    • Emer: 02/03/2022 21:45

      Dhe me tragjikja Këtij I duket sikur po bën histori Pika presidentit ukrainas...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!