TIRANE - Toka bujqësore në vend është degraduar e tashmë është mjaft e vështirë që ajo ti rikthehet ciklit normal. Tashmë janë hapësira të pafundme toke që kanë humbur produktivitetin e tyre si pasojë e degradimit. Duke qenë se 22 prilli shënon ditën e tokës, në Tiranë është mbajtur sot konferenca “Të flasim shqip për tokën tonë”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin specialistë të mjedisit, të cilët u shprehën se janë arsye të shumta të shkatërrimit të tokës por më kryesorja prej të gjithave është ajo e braktisjes nga fermerët por edhe ndërtimet pa kriter e prerja e pyjeve. Sazan Guri ambientalit e njëkohësisht kandidat për bashkinë e Tiranës në një intervistë për A1Report u shpreh: "Toka në Tiranë është e deformuar aq sa 35% e tokave të bukës për Shqipërinë është sot tokë urbane. Aq sa raporti në Tiranë, Tokë urbane me tokë publike është 1.5 me 98.5. 98.5 është tokë urbane e betonizuar, e gangrenizuar. Edhe sheshet që ka bërë bashkia diku si sheshi tek Ushtari i Panjohur, si sheshi tek Shpella ose si quhet, janë sheshe me 120% beton".
Megjithatë sipas Sazan gurit ka ende shpresë që të rikuperohen gabimet e bëra.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO