Është provuar gjithashtu që vetë njeriu i kohëve moderne është faktor i këtij ndryshimi, të pa dëshiruar “Fytyra e Ndryshimeve Klimatike” është tema e këtij viti në ditën e Tokës. Shkenca e ka provuar tashmë se njerëzimi po përballet me klimën që po ndryshon. Është provuar gjithashtu që vetë njeriu i kohëve moderne është faktor i këtij ndryshimi, të pa dëshiruar.
Nëse unë, njeriu, sot në ditën e Tokës, edhe nesër, edhe cdo ditë tjetër të Tokës nuk bëj diçka që të korrigjoj e bëj më mirë atë që unë, njeriu kam bërë dje, shkenca parashikon një “fytyrë të zymtë” të Tokës jo shumë larg, edhe brenda jetës së një gjenerate, dhe ndoshta duke e bërë të pakthyeshme buzëqeshjen e saj.
Unë sot në mëngjes por jo vetëm sot, kur derdha plehrat në mëngjes i ndava më vehte ato plastike dhe nuk i hodha në kosh, por i lashë pranë koshit, për t’ja bërë më të lehtë punën mbledhësve të plastikës, kështu që më shumë plastikë ata të mbledhin e më shumë plastikë të riciklohet. Kaq. Po a është e vështirë kjo për mua, njeriun? Aspak.
Duhet ta bëj dhe nesër dhe çdo ditë tjetër të Tokës. Por unë, njeriu pyes vehten. A mund unë të bëj një jetë po kaq të mirë e cilësore, duke hedhur çdo ditë më pak plastik pranë koshit të plehrave, e kështu duke ndotur diçka më pak Tokën? Sigurisht që po, thjesht duhet ta bëj këtë gjë, që bën pjesë në atë që quhet konsum i qëndrueshëm.
Miku im fermer sot (dje) që është Dita e Tokës, por dhe sezoni i mbjelljeve besoj, së pari për vehte e për familjen e tij, ka kërkuar e ka mbjellë fara të ruajtura ndër breza e që i rezistojnë më shumë thatësirës e temperaturave të larta, që shkencëtarët thonë se janë të pritshme edhe më të larta.
Janë dhe disa njerëz, të zgjedhur nga njerëzit, që kanë kështu dhe shumë më tepër fuqi për të ndalur procesin e zymtimit të faqes së Tokës, janë njerëzit që drejtojnë Qeveritë, sigurisht edhe të Qeverisë Shqiptare. Sa kanë bërë drejtuesit e Qeverisë Shqiptare për “Fytyrën e Ndryshimeve Klimatike” ?
Klima po ndryshon, po unë, njeriu?. Ah, unë, guxoj e them me zë akoma jo të fortë se sapo kam hapur një faqe on line www.klimapondryshon.com dhe një profil në facebook “klima po ndryshon” që sot e bëra share me miqtë e mijë. Lavdosh Ferruni
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com