Çdo 22 prill në mbarë botën kremtohet “Dita e Tokës”. Edhe në Tiranë kjo datë mjedisore u festua përmes aktiviteteve të shumta që bënë bashkë qytetarë dhe organizata tek Kopshti Zoologjik.
Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit u shpreh se zgjedhja e këtij mjedisi ishte vetë një mesazh sensibilizimi për kafshët e egra dhe ato shtëpiake.
“Dy botë që janë shumë të rëndësishme dhe që janë pranë nesh që është ajo e botës së kafshëve që përfaqësohet dhe nga Zoo parku dhe e kafshëve shtëpiake që ishte dhe pjesë e konkursit dhe gjithë pjesa e informacionit për kafshët shtëpiake, nga të cilat keni një fenomen jo të mirë siç është braktisja e kafshëve, dhe nga të cilat ne na dalin probleme si bashki”, u shpreh për Report TV Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
Sipas Gonxhes, institucionet dhe qytetarët duhet të bashkëpunojnë për çështjet mjedisore e veçanërisht në ditë të tilla duhet më tepër sensibilizim.
"Kjo ishte dhe një ndihmë për kopshtin zoologjik, gjithë kjo ardhe dhe të ardhurat të biletave që pati sot, janë një ndihmë kauzën për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj tyre dhe për përkujdesin jo vetëm nga qeverisja vendore por që të gjithë ne, për vendin që duhet t’i krijojmë kafshëve, që të ketë vend dhe për ta”, tha Gonxhe.
22 prilli u vendos në vitin 1970, kur 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore që u quajt "Dita e Tokës". Më tepër se 1 miliard njerëz marrin çdo vit pjesë në fushatat për Ditën e Tokës.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.4%
-
Të gabuar
46.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 10217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Vlorë! Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! 2 të plagosur
27 Shtator, 17:16
-
Salianji do dorëzohet, disa militantë mblidhen para Policisë së Tiranës
27 Shtator, 17:07
-
Trump dhe Zelensky takohen në Nju Jork
27 Shtator, 17:02
-
Zhvillohet ceremonia e përfundimit të kursit me temë ‘Menaxhimi për Hetimin e Terrorizmit’
27 Shtator, 16:58
-
Pritet vetëdorëzimi i Salianjit/ Avokati i deputetit mbërrin në Policinë e Tiranës
27 Shtator, 16:58
-
Mercedez-Benz Albania merr certifikimin e rëndësishëm ndërkombëtar
27 Shtator, 16:54
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit
27 Shtator, 16:52
-
Ndotje në Orikum, fusha e mbetjeve ‘mbyt’ qytetin turistik! Administratori: Duhet mbyllur urgjent! Kërkojmë nga Qeveria të hapë landfillin e Sherishtës
27 Shtator, 16:49
-
NATO vendos komandën tokësore në Finlandë, afër kufirit rus
27 Shtator, 16:44
-
Berat/ Rreth 80 mijë vizitorë në Muzeun “Onufri” për 9 muaj! Turistët: Këtu gjenden ikona unikale si askund tjetër
27 Shtator, 16:40
-
Magji në mesjavë në Ligën e Kampionëve
27 Shtator, 16:40
-
KREDITË KONSUMATORE: A duhet të ofrohen në mënyrë digjitale në Shqipëri, si në Europë dhe Amerikë?
27 Shtator, 16:32