TIRANE- Në kuadër të ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore ansamblet folklorike nga të gjitha qarqet e vendit, por edhe përtej kufijve, nga Kosova dhe Maqedonia u mblodhën së bashku në një koncert vallesh, si një mënyrë e zgjedhur prej tyre për të ndërgjegjësuar qytetarët për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
 
Ishte pikërisht sheshi i trashëgimisë kulturore, ku vetëm pak kohë më parë njihej si sheshi i “Kolonave”, i cili mirëpriti artistët popullorë nga gjithë zonat e Shqipërisë. Secili ansambël shfaqi jo vetëm muzikën dhe vallet e tyre, por edhe veshjet popullore të qarkut që përfaqësonin.
 
Koncertin e hapi ansambli nga Kosova, e më pas e ndoqi grupi nga Berati, Tetova dhe gjithë ansamblet e tjera me radhë. Krahas koncertit, në secilën anë të sheshit u zhvillua dhe panairi i punimeve artizanale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)