Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë

Dita e Ujit të Bekuar kremton pagëzimin e Krishtit dhe kjo festohet nga besimtarët ortodoksë çdo 6 janar përmes ritualit të hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi duhet të kapet nga besimtarët i cili simbolizon pastrimin dhe ndriçimin e tyre.

Kjo është një ndër të kremtet më të rëndësishme të kalendarit kishtar, Pagëzimin e Zotit Krisht dhe Ujin e Bekuar. Këtë ditë, sipas besimit të krishterë, kremtohet shfaqja e Perendisë së Trini dhe, me pagëzimin e Krishtit, shenjtërohet mbarë krijesa dhe të gjitha ujërat. 

Këtë ditë, në katedralen "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë kryhet Liturgjia Hyjnore dhe më pas Shërbesa e Shenjtërimit të Madh të Ujit (ora 9:30-10:30) i cili merret nga besimtarët e shumtë për të ruajtur për të gjithë vitin dhe për të spërkatur me të shtëpitë e tyre.

Në vendin tonë hedhja e kryqit është festuar nga besimtarët ortodoks në Durrës, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, Fier, Lezhë, Vlorë, Lushnje, Elbasan

Ceremonia e Ujit të Bekuar në Gjirokastër ka nisur me meshën në katedralen ortodokse "Ngjallja e Krishtit", ku besimtarët kanë marrë pjesë në meshën e organizuar me këtë rast. Në orën 11:00 grupi i besimtarëve kanë rrugëtuar për tek brigjet e lumit Drino për të kryer ritualin e hedhjes së kryqit në lumë. I vetmi që luftoi për të tërhequr kryqin nga lumi, ishte 13- vjeçari Mojsi Mërkuri. 

Lezhë dhjetëra besimtar i janë bashkuar sot ritualit fetar në katedralen e "Shën Nikollit" në Lezhë. Të krishterët në Lezhë festuan këtë 6 Janar, ditën e Ujit të Bekuar, përmes të cilës kisha katolike mbyll 10 ditëshin festiv të Krishtlindjes. Dhjetra besimtarë ju bashkuan ritualit fetar në katedralen e Shën-Nikollit, ku u bë dhe bekimi i ujit.

6 Janari kremtohet edhe në qytetin e Beratit si një ditē e shënuar. Ceremonia  e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare si. Më pas besimtarët u drejtuan drejt lumit Osum, për të hedhur kryqin, ku 7 të rinj janë hedhur në ujin e ftohtë për të kapur kryqin. Kryqi u kap nga 16 vjèçari Konstandin Boçi për të dytin vit radhazi. 

Dita e 'Ujit të Bekuar' është kremtuar edhe në Vlorë. Në det për të sfiduar ujin e ftohtë të detit janë hedhur tre persona, ndërsa kryqi është arritur nga Bledi Dhima. 

Durrës, me qindra besimtarë u grumbulluan në mjediset e kishës e më pas u nisën në drejtim të Portit të Durrësit për të vijuar me hedhjen e kryqit në det. Fatlumi ishte 18 vjeçari Vasil Aleksi i cili kapi kryqin. Pas daljes nga uji dhe me kryqin në duar ai deklaroi se ja dedikon familjes së tij.

"Ky është viti i tretë rresht që hidhem për të kapur kryqin. Është hera e dytë që e kap.  Ja dedikoj familjes dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë', tha ai.

Korçë, kryqin e kapi i riu Elvis Rakipi, për herë të dytë, ku herën e parë e ka kapur kryqin në vitin 2023. 

Edhe Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar këtë 6 Janar, ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë në shatërvanin në sheshin “Europa” ku ky ritual është i përvitshëm. 3 të rinj sipas zakonit u hodhën në ujë për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta. Ishte 17- vjecari Samuel Kola ai që nxori kryqin nga uji.

Çfarë është dita e Ujit të Bekuar? 

Në moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill. Dhe këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe  çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. Në këtë ditë të shenjtë, uji bëhet ikona e hirit të padukshëm të Perëndisë, që me anë të ujit dhe të Shpirtit i rilind, i pastron, i shenjtëron dhe i ndriçon njerëzit besimtarë në Krishtin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Korçë/ Dita e Ujit të Bekuar, ja momenti kur i riu kap kryqin për të 2-in vit radhazi

U kremtua edhe në Korçë Dita e Ujit të Bekuar nga besimtarët ortodoksë.

Kremtimi i festës ka nisur prej mëngjesit me celebrimin e meshës hyjnore drejtuar nga Imzot Johani për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Dhe më pas qytetarët iu drejtuan shatërvanit te lulishtja”Vangjush Mio”, ku është zhvilluar gjithnjë ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.

Kryqin e kapi i riu Elvis Rakipi, për herë të dytë, ku herën e parë e ka kapur kryqin në vitin 2023. 

I riu shprehet i lumtur dhe i uron të gjithë besimtarëve gëzuar këtë ditë të bekuar.

Ora 12:37
Lushnje/ 5 të rinj sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin në ujërat e lumit Seman

Besimtarë të krishterë të Lushnjes janë mbledhur në kishën e Shën Dhimitrit për të kremtuar ditën e ujit të bekuar.

Meshën e drejtoi At Tertio zv mitropolit i Beratit dhe Myzeqesë. Më pas besimtarët i janë drejtuar lumit Seman ku u hodh kryqi.

Pesë të rinj sfiduan temperaturat e ulëta të ujërave të ftohta dhe kryqin e kapi 18 vjeçari Amarildo Sota . At Tertio uron besimtarët për paqe e të mir me rastin e theofanisë.

Ora 12:35
Gjirokastër/ Dita e 'Ujit të Bekuar', i riu kap i vetëm kryqin

Ceremonia e Ujit të Bekuar në Gjirokastër ka nisur me meshën në katedralen ortodokse "Ngjallja e Krishtit", ku besimtarët kanë marrë pjesë në meshën e organizuar me këtë rast.

Meshën e kanë drejtuar at Theodhori dhe at Dhionizi. Në orën 11:00 grupi i besimtarëve kanë rrugëtuar për tek brigjet e lumit Drino për të kryer ritualin e hedhjes së kryqit në lumë.

I vetmi që luftoi për të tërhequr kryqin nga lumi, ishte 13- vjeçari Mojsi Mërkuri. 

Ora 12:27
Sarandë/ Dita e Ujit të Bekuar, momenti kur i riu kap kryqin në det

6 janari këtë vit i njohur nga besimtarët e fesë ortodokse si Dita e 'Ujit të Bekuar', është kremtuar edhe në Sarandë.

Ceremonia e ujit të bekuar në Sarandë u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri

Për të kapur kryqin në ujërat e ftohta janë hedhur disa të rinj dhe është kapur nga njëri prej tyre. 

Ora 12:12
Elbasan/ Kremtohet dita e 'Ujit të Bekuar' nga  besimtarët ortodoksë

Edhe në Elbasan besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar. Kryqi fatsjellës u kap nga 14 vjeçari Emanuel Sholla,i cili shpreson që ky vit të jetë i mbarë për të.

Ndërkohë në fjalën e tij Mitropoliti Imzot Andon Merdani pohoi se lutja e tyre sot shkon për familjet në vështirësi, njerëzit në nevojë dhe për Kryepeshkopin Anastas Janullatos i cili po kalon një situatë të vështirë shëndetësore.

Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor.

Këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar.

Ora 11:59
Durrës/ Kryhet rituali i hedhjes së kryqit në ujë, 18 vjeçari: Është hera e dytë që e kap

 

Edhe në Durrës u krye rituali i hedhjes së kryqit në ujë. Si çdo vit ceremonia fetare nisi te kisha "Apostull Pavli Shën Asti".

Me qindra besimtarë u grumbulluan në mjediset e kishës e më pas u nisën në drejtim të Portit të Durrësit për të vijuar me hedhjen e kryqit në det.

Disa djem të rinj besimtarë dhe seminaristë në Fakultetin Teologjik të 'Shën Vlashit' u hodhën në ujë për të kapur kryqin.

Fatlumi ishte 18 vjeçari Vasil Aleksi i cili kapi kryqin. Pas daljes nga uji dhe me kryqin në duar ai deklaroi se ja dedikon familjes së tij dhe se i ka sjell shumë fat. 

"Ky është viti i tretë rresht që hidhem për të kapur kryqin. Është hera e dytë që e kap.  Ja dedikoj familjes dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë. Më ka sjellë shumë mbarësi", shtoi Vasil Aleksi.

Ndërkohë, që Autoriteti Portual kishte marrë të gjitha masat e sigurisë që rituali të kryhej në kushte normale.

Ora 11:55
Dita e 'Ujit të Bekuar' kremtohet edhe në Vlorë, 3 persona sfidojnë ujin e ftohtë për të kapur kryqin

Dita e 'Ujit të Bekuar' ose njohur ndryshe si Epifania kremtohet sot edhe në Vlorë.

Një ditë që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në Lumin Jordan nga Gjon Pagëzori.

Besohet se të gjithë ujrat që rrjedhin janë në këtë ditë të bekuara, ndaj besimtarët veç ndjekjes së ritualit të hedhjes së kryqit në det mbushin ujë duke e ruajtur në banesat e tyre deri në 6 janarin e vitit të ardhshëm.  

Në det për të sfiduar ujin e ftohtë të detit janë hedhur tre persona, ndërsa kryqi është arritur nga Bledi Dhima. 

Ndërkohë, mesazhi i urimit është përcjellë edhe nga At Konstandin Prifti.

Ora 11:34
Fier/ Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e 'Ujit të Bekuar', kryqi hidhet në shatërvanin e qytetit, kapet nga një 17-vjeçar

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar këtë 6 Janar, ditën e Ujit të Bekuar.

Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë në shatërvanin në sheshin “Europa” ku ky ritual është i përvitshëm. Procesioni nisi me meshën në kishë ku më pas në oborrin e saj besimtarë të shumtë mbushën ujin e bekuar, të cilin e kinsiderojnë mbarësi në familjet e tyre.

Më pas vargu i gjatë i besimtarëve iu drejtua shatërvanit të qytetit ku tre të rinj sipas zakonit u hodhën në ujë për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta. Ishte 17- vjecari Samuel Kola ai që nxori kryqin nga uji në këtë ritual ku merrte pjesë për herë të parë teksa nuk ka fshehur emocionet.

I riu ia ka dorëzuar kryqin metropolitit të Apolonisë dhe Fierit, Hirësisë së tij, Imzot Nikolla, duke marrë bekimin e tij.

Ndërkohë, katekistja Ingrida Bida ka pohuar se këtë vit pjesëmarrja ka qënë më e ulët për shkak se kjo e hëné është ditë pune pas festave, por gjithsesi shumë besimtarë kanë gjetur kohën të bëhen pjesë e ceremonisë së përvitshme.

Ora 11:29
6 janari/ Dita e 'Ujit të Bekuar', një 16 vjeçar gjen kryqin për herë të 2 në Berat 

6 Janari kremtohet në qytetin e Beratit si një ditē e shënuar. Ceremonia  e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare si: leximi i ungjillit, mesha dhe këndimi i ujit të bekuar, prifti  i Beratit, Imzot Asti, me kryqin në dorë dhe nën tingullin e këmbanave të Kishës, përshkoi pedonalen e qytetit dhe i'u drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin,simbolin e kësaj feste.

7 të rinj nga lagjia "Goricë" e qytetit të Beratit edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta dhe lumi tepër i rëmbyeshëm, janë hedhur në ujin e ftohtë për të kapur kryqin. Kryqi u kap nga 16 vjèçari Konstandin Boçi për të dytin vit radhazi. 

Si çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike një shumë lekësh, ndërkohë që i riu shoqëruar nga djemt e tjerë me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve: "Goricë", "Mangalem" e "Kala", banorët e të cilave dorovisin kryqin e bekuar që mban në dorë.

Pas hedhjes së kryqit, të gjithë besimtarët e krishterë beratas, i drejtohen sërish Kishës së "Shën Dhimitrit", për të mbushur enët me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.

Ujin e mbajn një vit dhe ai nuk mer erë ndërsa e përdorin duke spërkatur shtëpinë ose dhe vet pjestarët e familjes kjo pasi sipas tyre sjell mbarësi. Pas një viti ky ujë zbrazet dhe mbushet sërisht me ujin e pastër po të datës gjashtë Janar.

Ora 11:26
Lezhë/ Kremtohet dita e 'Ujit të Bekuar', besimtarët i bashkohen ritualit fetar në katedralen e 'Shën Nikollit' (VIDEO)

Dhjetëra besimtar ortodoksë i janë bashkuar sot ritualit fetar në katedralen e "Shën Nikollit" në Lezhë.

Ata festuan këtë 6 Janar, ditën e Ujit të Bekuar, përmes të cilës kisha katolike mbyll 10 ditëshin festiv të Krishtlindjes. Dhjetra besimtarë ju bashkuan ritualit fetar në katedralen e Shën-Nikollit, ku u bë dhe bekimi i ujit.

Kjo ditë është deftimi i Jezu Krishtit thotë Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale, sipas të cilit përmes ujit marrim një bekim të veçantë prej zotit.

Dita e Ujit të Bekuar konsiderohet një nga festat më të rëndësishme dhe ajo simbolizon shfaqjen e trinisë se shenjte në momentin e pagëzimit të Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori në ujërat e lumit Jordan.

Besimtarët në fund të meshës kanë marrë ujin e bekuar në shtëpitë e tyre, si shenjë e mbarësisë dhe dashurisë për hyjin.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike mjetesh në Portin e Vlorës, shkak kontrollet nga Policia Kufitare

Radhë kilometrike mjetesh në Portin e Vlorës, shkak kontrollet nga Policia Kufitare