Dita e Ujit të Bekuar, në Elbasan
e Fier, kryqi në pishinë e shatërvan

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin festuan sot Ditën e Ujit të Bekuar. Kjo festë, e cilësuar në kalendarin e krishterë si “Theofania”, kremtohet duke hedhur kryqin në ujëra të rrjedhshëm, kryesisht në lumenj apo liqene.

Por në qytetin e Fierit dhe të Elbasanit ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë është bërë respektevisht në një shatërvan dhe në pishinë!

Festa e ujit të bekuar personifikon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan, nga Gjon Pagëzor.

Durrës
Porti i Durrësit ka hapur dyert për besimtarët ortodoksë në ditën e ujit të bekuar. Besimtarët kanë kryer ritin e e festës, hedhjen e kryqit në det, nga kalata 5 e portit të Durrësit. 

Kryqi u gjend në det nga 22-vjeçari Edion Gjoni nga Lushnja, nxënës i shkollës teologjike në Shënvlash të Durrësit. 

Dita e ujit te bekuar

Vlorë 
Në Vlorë është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në det. Ajo nisi me meshën e mbajtur në kishën e Shën Todrit nga At Konstandin Prifti ku besimtarët ortodoksë i uran njëri tjetrit paqe dhe harmoni në familje. 

Më pas besimtarët u zhvendosën në zonën e ujit të ftohtë ku u be edhe hedhja e kryqit në det. I vetmi që u hodh në det për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta ishte, Vangjel Ndine. 

Dita e ujit te bekuar

Fier
Edhe në Fierit besimtarët ortodoksë kanë hedhur kryqin në ujin e bekuar. Procesioni ka nisur me meshën në kishën e Shën Gjergjit dhe besimtarët i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa. Ka qenë 11-vjeçari Athanas Davidhi ai që ka nxjerrë kryqin nga uji dhe ia ka dorëzuar At Ilia Bites. 

Dita e ujit te bekuar

Gjirokastër 
Duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe ujin e ftohtë të lumit Drino në Gjirokastër, 34-vjeçari Llukan Todri është bërë shpëtimtari i kryqit të hedhur nga At Nikollaj. Ndërsa ka uruar besimtarët për festën 34-vjeçari Todri ka drejtuar një urim të veçantë sirianët që vuajnë nga lufta. Qindra banorë të Gjirokastrës kanë marrë pjesë sot në ceremonitë fetare që shoqërojnë këtë ditë. 

Dita e ujit te bekuar

Elbasan 
Kisha ortodokse autoqefale Shën Mëria në Elbasan ka kryer ritin e hedhjes se kryqit. Kryqi në Elbasan është hedhur në pishina. 

Në këtë ditë të shënuar të besimit të krishterë famulltari i kishës Atë Nikolla Marku ka përcjellë mesazhin që simbolizon kjo ditë. Me hedhjen e kryqit në ujë besimtarët bëjnë pastrimin e shpirtit, mendjes dhe trupit theksoi ndër të tjera Marku pasi ka udhëhequr meshën me këtë rast. Ndryshe nga kisha ortodokse në kishën autoqefale nuk ka peshkues të kryqit, por vetëm bekim të ujit.

Dita e ujit te bekuar

Sarandë
Savo Theodhori 17-vjecari që në Sarandë nxori kryqin nga ujërat e Jonit gjatë ceremonisë fetare. 
Shumë banorë në qytetin e Sarandës dhe fshatrat përreth u bene pjesë e ceremonisë së përvitshme, tanimë, e cila organizohet çdo datë 6 janar.

Ceremonia në kishë është pasuar me shëtitjen në rrugën drejt shëtitores, rrugëtim e me kryqin, i cili është hedhur me pas në ujë, për tu kapur nga besimtarët. Të rinjtë sfiduan temperaturat e ulëta të ujerave të Jonit duke u hedhur në ujë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve