TIRANE - Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave. Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina janë prezente gjatë orëve të mëngjesit ndërsa do të jenë dhe gjatë mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore.
Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë. Deri tani janë të bllokuar tre akse rrugore
Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar nga Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës për të shmangur pengesat dhe bllokimin e rrugës si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora. Aksi rrugor Fushë Arrëz - Iballë, në segmentin Qafë Shari - Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Nga ana e Bashkisë Fushë Arrëz po merren masa për të dërguar mjete (Fadroma) për hapjen e rrugës. Aksi rrugor Qafë Thanë - Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.
Mirditë- Gjatë natës zonat malore të Mirditës janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë vijuar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit. Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave. Po ashtu, raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prani të ngricave në rrugë.
Dibër- Reshje bore kanë përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm. Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë. Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.
Kompanitë kontraktore kanë bërë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës,por reshjet vazhdojnë ndaj, drejtuesit e mjeteve duhët të reduktojnë shpejtësinë, lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.Në Rrugën e Arbrit lëvizja është e detyrueshme me zinxhirë dhe kalohet me vështirësi
Korçë - Këtë mëngjes rreshjet e dëborës janë prezente në qytetin e Korçës dhe në të gjithë qarkun. Aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga rreshjet, rrugët janë të hapura por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bêjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga rreshjet. Puna për pastrim dhe kriposje ka nisur prej mëngjesit në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga dhe gjithashtu për kriposjen. Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë mëngjes rreshjet e dëborës janë prezente edhe në qytetin e Korçës. Nuk ka probleme me reshjet e borës.
Në Durrës janë anuluar për lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Lajmi ne perditesim...
Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe të vendit dhe reshje shiu, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.
Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Akset e bllokuara
Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar nga Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës për të shmangur pengesat dhe bllokimin e rrugës si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.
Aksi rrugor Fushë Arrëz - Iballë, në segmentin Qafë Shari - Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Nga ana e Bashkisë Fushë Arrëz po merren masa për të dërguar mjete (Fadroma) për hapjen e rrugës.
Aksi rrugor Qafë Thanë - Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.
Akset e hapura por kujdes
Në të gjithë vendin, akset e tjera rrugore janë të hapura. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.
Njëkohësisht, masa janë marrë edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për shkak të reshjeve të shiut, duke shtuar patrullat e policisë rrugore.
Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Në raste nevoje, përdoruesit e rrugës mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, dhe shërbimet e Policisë do të shkojnë menjëherë pranë tyre për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme.
Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të dëborës.
Raportohet se në Shkodër akset në të gjitha zonat malore ka prani të dëborës dhe erë të fortë, ndërkohë qarkullimi i mjeteve duhet të kryhet me goma dimërore.
Sipas policisë, aksi rrugor Bogë-Breg Lumi është i kalueshem, aksi Kire-Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe dëborës.
Gjithashtu, në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë:
Nga DRV Shkodër informohemi se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në teë gjitha akset ne zonat malore ka prani te dëbores dhe erë të fortë.
Kontraktoret janë në gadishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.
Nga bashkia Shkodër , informohemi se kemi reshje dëbore dhe tempratura të uëlta në zonat malore.
Aksi rrugor Boge - Breg Lumit është i kalueshëm.
Nj.A. Shalë dhe Shosh janë pa Energji Elektrike.
Aksi rrugor Kire - Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave edhe të reshjeve të Borës.
Nga bashkia Malësi e Madhe, deri në këto momente nuk raportohen probleme të EC.
Nga bashkia Vau Dejës , informohemi se kemi mungesë te furnizimit me energji elektrike në Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.
Nga bashkia Pukë , trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm, nuk raportohen probleme të EC.
Nga bashkia Fushë Arrëz, informohemi se vazhdojnë reshjet e dëbores të shoqëruara edhe me era të fuqishme, ku deri tani trashësia e dëbores i kalon 20 cm, rrugët nacionale janë të hapura por qarkullimi ëehet me zinxhir, ndërsa rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me Nj.A. Iballë dhe fshatrat rreth saj deri në Firzë janë të bllokuar. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ne Nj.A. Qafë-Mali, Iballë dhe Blerim.
Nga OShE informohemi se ka problem vetëm ne fidrat në zonën e Vaut Dejës në të cilën një pjesë është riparuar dhe po vazhdon puna, në gjithë zonat e tjera nuk kemi probleme.
Insitucioni i Prefektit po monitoron situatën për çdo problematikë të mundshme.. Mbesim në kontakt.
Në akset e Lotit 1, Hani I Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth aktualisht reshjet e borës kanë pushuar. Rrugët janë të pastruara dhe të kriposura vazhdimisht. Qarkullimi kryhet pa ndërprerje.
Për shkak të kushteve meteorologjike Drejtoria e Përgjithshme Detare me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se sot, 12 janar, tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë.
Ndërkohë vijojnë normalisht udhëtimin tragetet e linjës Durrës-Ankona-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.
Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Barit që kanë nevojë për informacione më të detajuara mund të kontaktojnë me agjencitë respektive
KUKES- Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 12.01.2025 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet mesatar.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
I gjithë Qarkut i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç Njësisë Administrative Kolsh, Surroj, Arren, Bashkia Kukës. Fshatrat Cahan, Mujaj-Dajç, Njësisë Administrative Qëndër Krumë, fshatrat Kishaj Pogaj Njësisë Administrative Gjinaj dhe fshatrat Peraj, Zgjec, Njësisë Administrative Golaj Bashkia Has.
Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.