ELBASAN- Simboli i ditës së verës, e cila festohet në të gjithë vedin më 14 mars, është ballokumja. Mënyra tradicionale e gatimit karakteristik të kësaj ëmbëlsire është e veçanta e festës së Elbasanit. Për ta parë më nga afër se si përgatitet kjo ëmbëlsirë, kamera e A1 REPORT shkoi në një nga furrat me dru të qytetit te Elbasanit. Specialisti i gatimit të ballokumes, Dervish Hila rrëfen mënyrën e gatimit të kësaj ëmëbëlsire tradicionale.
“Kërkon materiale natyrale, sidomos gjalpi, mielli i misrit, pastaj sheqeri, finja që ka në recetën e vet ballokumja. Mënyra e përpunimit do të paktën dy orë, që të rrihet brumi sipas elementëve përzierës, që të dalë ballokumja e elbasanit. Të paktën duhet një pjekje prej 40 minutash në një temperaurë prej 150-170 gradëve celcius”- ka treguar specia;isti i ballokumeve Hila.
Nga ana tjetër, historiani Besnik Belegu tregon se ballokumja ëhstë një ëmbëlsirë e huazuar nga kultura orientale që në shekkullin e 16-të.
“Ndoshta mund të ketë një huamarrje nga vendet arabe, por unë mendoj se ka dhe një kompozim të qytetarisë së elbasanit, i këtij populli që ka treguar se di të bëjë gjëra të mira dhe ka bërë përherë gjëra të mira për Shqipërinë.”-ka thënë Belegu.
Tryeza e ditës së verës ka karakteristikë edhe gjelin e detit të pjekur në furrë, ndërsa ballokumja që herët më mëngjes tradita e kërkon që të shpërndahet tek miqtë, për një stinë sa më të mbarë. Ballokumja shoqërohet edhe me fruta të thata si arra, fik i tharë apo rrush të thatë.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com