Dita e Verës festohet
me “lutje” për shiun në BB6

Dita e Verës festohet <br />me “lutje” për shiun në BB6
Dita e Verës ndonëse nuk është festuar në kushtet më të mira atmosferike është pritur edhe nga banorët e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother.

Për disa minuta me radhë ata kanë bërë prova në dhomën e ndenjes ku janë përpjekur të realizojnë vallen e shiut duke u veshur me rrobat që u kishte mundësuar Vëllai i Madh.

bb6 dita e veres

Ata kanë nxituar për në oborr, ku kanë rifilluar performancën e tyre.

Ky kërcim erdhi nga banorët në formën e një lutjes që shiu të pushonte për të festuar në këtë mënyrë ditën e verës.

Mesa duket “lutjet” e banorëve janë dëgjuar pasi në çastin që ata ishin duke vijuar me kërcimin shiu kishte pushuar për disa minuta.

Sigurisht që nuk kanë munguar nga banorët edhe urimet për këtë ditë feste.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë