Mbi 800 të rinj u bashkuan në një aksion të madh pastrimi në Velipojë duke dhënë një mesazh të fuqishëm në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit: se ndryshimi nis nga secili prej nesh, pavarësisht moshës.
Të rinjtë theksuan nevojën e punës vullnetare për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të marrë iniciativa të tjera për të mirën e komunitetit.
Kjo është cilësuar si ora e vullnetarizmit edhe është realizuar në bashkëpunim me ZVA Shkodër.
“Frymë vullnetarizmi” kishte edhe në Tiranë. Rreth 150 vullnetarë, anëtarë të Kryqit e kuq, zhvilluan një marshim sensibilizues nga qendra e kryeqytetit e deri të Piramida.
Një gjest i vogël sipas tyre, mund të vlejë shumë për të tjerët. Por, a do punonin të rinjtë pa u shpërblyer financiarisht?
Shifrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara flasin për 1 miliard vullnetarë në mbarë botën. Rreth 70% e tyre i ndihmojnë drejtpërdrejt njerëzit në komunitetet e tyre, ndërsa 30% angazhohen përmes organizatave të dedikuara.
Komente







