Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, Basha: Të reflektojmë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, Basha: Të reflektojmë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Në ditën Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur me anë të historisë të përçojë edhe një mesazh politik aktual.

Duke sjellë shifra të shqiptarëve të burgosur për arsye politike apo të internuar, Basha vë theksin se nga kjo e kaluar duhet nxjerrë një mësim të fortë. Në mesazhin e tij, numri një i demokratëve thotë se kjo ditë duhet të shërbejë si reflektim "për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa, Perëndimi dhe nga liria.

"Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, nuk është vetëm një ditë kujtese por edhe reflektimi për një plagë kombëtare që vijon të sëmbojë, pasi Shqipëria ende nuk e ka tejkaluar. Kujtesa dhe nderimi për viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë, që mohoi liritë dhe të drejtat, dinjitetin njerëzor dhe besimin në Zot, duhet të shkojë krah për krah me vetëdijen se shumë mbetet për t’u bërë, që xhelatët të mbeten në atë krah të historisë që Europa mbarë u ka caktuar regjimeve gjakatare. Sepse ai krah nuk ka qenë kurrë i duhuri dhe këtë e konfirmojnë 34,135 shqiptarët e burgosur dhe dënuar për arsye politike, 59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi, 7,022 prej të cilëve vdiqën prej trajtimit shatazarak, 984 të vdekur në burgjet e regjimit dhe 6,027 burra dhe gra, djem dhe vajza të ekzekutuar me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.

Ne shqiptarët kemi më shumë viktima se shumë kombe në botën demokratike për të përkujtuar. Ndaj ju ftoj të kujtojmë, të nderojmë dhe të përkulemi përpara sakrificës viktimave që na shkaktoi diktatura komuniste e Enver Hoxhës dhe të reflektojmë. Të reflektojmë dhe të nxjerrim mësime e forcë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa, nga Perëndimi dhe nga liria.

Qoftë i paharruar kujtimi i shqiptarëve që e paguan me jetën e tyre instalimin dhe pushtetin absolut të rregjimit komunist", shkruan Basha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
Dita e përkujtimit te viktimave të regjimeve totalitare, Meta: Tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë

‘Tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara që të përsëriten nëse e harrojmë historinë’. Kështu shkruan presidenti Ilir Meta në një shënim në rrjetet sociale, në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, ku thekson se nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut

‘Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit na sjell sot në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve e të persekutuarve, të mbijetuar të terrorit, krimeve dhe shtypjes në kampet e vdekjeve dhe internimeve.

Nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar, mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.

Sepse siç na ka mësuar përvoja njerëzore, tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë. Vetë integrimi europian ka në themel aleancën e popujve të lirë kundër diktaturave dhe regjimeve hibride.’- shkruan Meta.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg