Nuk jam e dhënë pas kafes, nuk ma pranon trupi, e shumta pi vetëm një kafe turke. Po dhe këtë nuk e pi çdo ditë rregullisht. Po edhe sikur ta pija rregullisht nuk është e mundur në shtëpi për shkak të punëve me vajzën në mëngjes. Kështu që me siguri do e pija jashtë me shoqërinë kur të më krijohej mundësia e parë.
Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?
Të zgjohesha kur të më dilte gjumi vetë, të merresha vetëm me veten time, mundësisht të ma sillnin mëngjesin në shtrat...
Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?
Nuk kam çdo ditë të njëjtin destinacion, por kur jam vonë me autobus, por më pëlqen më shumë të eci.
Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?
Jo rrallë herë dhe jo se jam e mërzitur nga profesioni, por nga pavemendja kundrejt këtij profesioni.
Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?
Më gënjejnë më shumë. Gënjej shumë rrallë dhe kur e bëj e bëj për të mos u ndjerë keq personi të cilin kam përballë. Nuk mbaj mend ndonjë të tillë sepse kanë qenë gënjeshtra të "bardha" në qoftë se do i mbaja mend do hynin tek zhgënjimi!
E mbani veten për të shkathët?
Po!
Dreka zakonisht ju gjen…?
Përgjithësisht në shtëpi!
Cilët janë vendet që ua beson drekën?
Më pëlqen të provoj vende të ndryshme.
Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve?
Nuk ndihem mirë kur nuk jam në pozitë të barabartë me miqësinë time. Kështu që dhe ma paguajnë dhe e paguaj tavolinën.
Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Ç'ndodh?
Ndodh është e kuptueshme me një vajzë të vogël. Deri tani akoma nuk më ka rënë të fikët (qesh). Po kur ulem të ha, konsumoj gjithë tavolinën.
Celulari që përdorni?
Nokia c2
Firmat tuaja më të preferuat?
Nuk kam ndonjë preferencë të veçantë, ajo që më pëlqen më pëlqen, qoftë edhe jo, firmë.
Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo nuk ju shkon ky lloj stili?
Deri tani në garderobë nuk kam patur pantallona lëkure, nuk jam e sigurt a më shkojnë e si rrjedhojë kanë qenë larg garderobës sime.
Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?
Me pëlqejnë ngjyrat të gjitha rëndësi të jenë mirë kombinuara por ajo që dominon më tepër është e zeza mbetet gjithmonë elegante.
Blini më shumë dhurata apo merrni?
Me thënë të drejtën më shumë blej.
Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?
Dhurata e fundit që kam bërë është dhurata për ditëlindjen e vajzës sime dhe ajo që kam marrë është një shall dhe një set argjendi.(suvenir)
Jeni e shoqërueshme apo e ftohtë si tip?
Jam e shoqërueshme, por jeta e sotme e bën të vështirë që të takohesh me miqtë apo të afërmit sa here që dëshiron, sidomos profesioni im.
I takon miqtë e vjetër?
Patjetër me shumë dëshirë dhe kënaqësi sa herë që vijnë në Shqipëri, sepse një pjesë të mirë të tyre janë jashtë.
Punoni dhe pasditeve?
Po kur është e nevojshme dhe ndodh shpesh të jetë e nevojshme.
Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqë apo shlodheni në shtëpi?
Ndodhin të dyja kur organizohet ndonjë gjë me miqtë përpiqemi të mos mungojmë, por dhe në shtëpi është tjetër kënaqësi.
Preferoni më shumë një film apo pub?
Kur dua të shkarkoj energji dal, dua të kërcej, më pëlqen dhe kërcej shumë! Po dhe filmi zë goxha vend sidomos ato autor dramë apo historik.
Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?
E kam me periudha. Ka periudhë që dua të dëgjoj vetëm muzikë me çliron,ka periudha që dua të lexoj e mundësisht ta mbaroj brenda natës.
Në çfarë ore shkoni për të fjetur zakonisht?
Kjo varet por asnjëherë para orës 12-ës.
(xh.k/shqiptarja.com)