Dita kombëtare e Greqisë ka mbledhur në një mbrëmje festive personalitete të larta të jetës politike e diplomatike në Tiranë.
Ambasadori helen Leonidhas Rokanas në Tiranë ndërsa ka kujtuar historinë greke dhe rolin e vendit të tij në organizma të rëndësishme ndërkombëtare u shpreh se aktualisht Greqia po kalon një periudhë të krizës ekonomike për të cilën po punohet për t’u kapërcyer.
Por ndonëse Greqia po kalon këtë situatë ambasadori grek tha se vendi i tij u ka ofruar refugjatëve sirianë humanizëm dhe zgjidhje europiane për ta.
Ndërkaq ambasadori Rokanas veçoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve ndërsa u ndal tek investitorët grekë në Shqipëri, ku sipas tij aktualisht në Shqipëri operojnë 600 kompani. Ambasadori grek përsëriti se vendi i tij mbështet Shqipërinë në rrugën integruese drejt Bashkimit Europian.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com