Dita Kombëtare e Trashëgimisë,
ekspozitë etnografike në Fie

Dita Kombëtare e Trashëgimisë,<br />ekspozitë etnografike në Fie
FIER - Muzeu i qytetit të Fierit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në bashki, organizuan dje në kuadër të 29 shtatorit, "Dites Kombëtare të Trashgimisë Kulturore", një ekspozitë me objekte të vjetra, ku reflektoheshin vlerat e pasura etnografike të këtij rajoni.

Drejtori i muzeut, Nuri Plaka, e vlerësoi përgatitjen e kësaj ekspozite si një detyrë fisnike dhe mjetin më të mirë për promovimin e vlerave trashëgimore të popullit tonë. "Kjo kulturë që ne prezantojmë sot është pjesë integrale e ndërgjegjes dhe identiteteve tona sociale me imazhe konkrete. Nëpërmjet prezantimit të vlerave të çdo objekti, ne sensibilizojmë opinionet e ndryshme publike për ta ruajtur trashgiminë  kulturore, për ta mbrojtuar atë, kudo ku shfaqet rreziku i dëmtimit dhe harresa", tha ai.

Në nje pavijon janë ekspozuar foto të mozaikëve dhe objekteve të zbuluara në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Bylisit, ndërsa në dy pavionet e tjera vegla pune, enë guzhine, veshje popullore, prodhime tezgjahu, punime të mjeshtërisë sonë artizanale etj.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024