Dita kombëtare e “Shkopit të bardhë”, të verbrit: Të cënuar nga reforma e qeverisë (VIDEO)

Të verbrit dolën ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë, për të protestuar për të drejtat e tyre.

Protesta vjen në ditën ndërkombëtare të “Shkopit të bardhë”, duke kërkuar nga qeveria që vihen në zbatim rekomandimet e OKB-së për të verbrit.

Ata janë shprehur se paga e tyre nuk është rritur që prej 2009 nga qeveria, duke shtuar se shteti ka bërë vetëm indeksim.

Jo vetëm kaq, por pagesat për personat me aftësi të kufizuar janë ulur, ndërsa reforma e qeverisë cënon të drejtat themelore, cënon arsimin, punësimin.

Po ashtu, shoqata e të verbërve ka kërkuar që të shfuqizohet VKM 380 e qeverisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja