Dita kundër Duhanit, Shuperka: Ligji i vitit 2006 përdoret për gjueti shtrigash, duhet një i ri! Alarmante, janë dyfishuar duhanpirësit e moshës 13-15 vjeç

Për kohën, ligji antiduhan i miratuar në vitin 2006 ishte revolucion, duke shënuar një pikë kthesë për të gjitha ambientet e brendshme publike e private, ku tymosej pa asnjë rezervë. Sot, për një prej hartuesve të tij Roland Shuperka, ky ligj po përdoret për gjueti shtrigash. Si i tillë, thotë Shuperka, nevojitet një ligj i ri, në standardet e Bashkimit Evropian.

“Ligji anti-duhan ka 17 vite. U bë me dritën e OBSH, edhe pse janë bërë ndryshime, ky ligj ka nevojë për një ndryshim rrënjësor. Të bëhet një ligj nën dritën e bashkimit evropian. Atë që rekomandon bashkimi evropian. Me ndërhyrjet më tepër nuk po bëhet efektiv ligji duhet të jetë me përputhje të BE. Një ligj që kanë vendosur BE. Ligjet e 2006 i ka kaluar koha. Ndërhyrjet e tepërta e kanë bërë jo efektiv”, tregoi Shuperka.

Një ndër abuzimet më të përhapura, sipas ekspertit Roland Shuperka, lidhet me mosrespektimin e hapësirave të lejueshme për duhanpirje, duke lënë vend për abuzime të shumta.

“E vërteta është se tek gjobat është abuzuar. Sjellin inspektorët e rretheve, vendosin një gjobë. Nuk shkojnë fare aty por çojnë fletën e gjobës. Nuk bëhet ajo formë. Gjoba duhet të më ndërgjegjësoje. Jo të paralizohem unë dhe ai në krahun tim të mos paralizohet. Këtu fillon moszbatimi i ligjit. Ka ardhur koha që edhe unë si inspektor të jem korrekt. Mos të kem dhunime. Nuk është gjoba primare, por organizimi i punës për zbatimin e këtij ligji. Të gjitha ambiente 95% të mbyllura nuk pihet duhan. Por në ambientet që i quajnë të jashtme, por që janë të mbyllura me ca xhama që janë marrë me leje. Të gjitha këto ambiente janë të mbyllura, por inspektorati gjobit njërin dhe jo tjetrin. Hajde ti pranojmë që ti quajmë ambiente të hapura. Mos ti quajmë ambientet e mbyllura, të hapura.  Nuk duhet të përdoret një ligj për gjueti shtrigash për të gjobitur bizneset që me zor mbijetojnë”, thotë Shuperka.

Gjatë 5 viteve të fundit, ka një rritje alarmante të duhanpirjes tek adoleshentët , çka për ekspertin Shuperka është mjaft shqetësuese. Problematikë, ai sheh edhe edhe konsumimin në masë të cigareve elektronike dhe shishave, trend që po prek më së shumti të rinjtë.

“Duke ju referuar të dhënave që janë në organizatën botërore të Shëndetit, për shëndetin rezultojnë që duke bërë krahasimin 2015-2020 kemi dyfishim të prijës së duhanit nga grup moshat 13 deri në 15 vjeç. Është një situatë jo e mirë. Sidoqoftë shohim që ka rritje të përdorimit edhe tek vajzat e reja dhe djemtë të cigareve elektronike. 9.3% e vajzave tek kjo grup moshë pinë cigare elektronike. 20% është një gjendje alarmi. Më e keqja është se pranë shkollave në kioska shiten cigaret elektronike. Kjo është e pa tolerueshme. Nuk lejohet të shiten. Paralajmërimet shëndetësore vetëm me të shkruar nuk kanë dhënë rezultat. U riparua. Reklamat që tregojnë sëmundjet e frikshme i godasin. Nuk ka duhan të shëndetshëm. Edhe elektroniket janë të dëmshme. Jeni shumë trima që pini duhan. Ekziston strategjia nga OBSH dhe nga Ministria, por kërkohet produktivitet.”, tha Shuperka.

Për të ulur konsumin e cigareve ai, thotë se strategjia ekziston, por nuk zbatohet.

“Mos ti bëjmë punët sa për tu dukur, kaluar radhët, gënjyer shefat. Të punohet me korrektësi  janë 6 pikam që nga rritja e taksave, akciza, parandalimi, studime, ndalimi i reklamave, promocionit, të ndalohet shitja nën 18 vjeç dhe të bëhet i paoksidueshëm për ato me të ardhura të pakta”, tregoi ai.

Në Shqipëri janë rreth 780 mijë përdorues duhani, ndërsa në botë 1,1 miliardë. Në vendin tonë çdo vit vdesin rreth 4500 persona nga varësia nga duhani, ndërsa sipas statistikave, 9 nga 10 të sëmurë me kancer të mushkërive, janë duhanpirës.

Intervista e plote

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja