“Këmbanë alarmi”/ Eksperti Roland Shuperka në “Rreze Dielli”: Ka rritje të frikshme të vajzave adoleshente që konsumojnë duhan

Adoleshentët shqiptarë janë gjithmonë e më shumë të prirur drejt konsumit të duhanit. Për të diskutar më tepër për këtë temë në studion e Rreze Dielli ishn të ftuar Roland Shuperka, ekspert për kontrollin e duhanit dhe Klotilda Jaupi, drejtoreshë e Gjimnazit “Qemal Stafa”.

Eksperti Roland Shuperka tha se në vitet e fundit është dyfishuar numri i vajzave duhanpirëse në moshë minorene.

Duke krahasur nivelin e duhanpirësve të grupmoshave 13-15 vjeç 2015 me 2020 ka dyfishim të numrit të vajzave duhanpirëse. Dhe përgjithësisht është një rritje deri afro 75%  në krahasim me 2015 që ka tendencën rritje grupmosha. 

Ai tha se ka një sërë faktorësh ndikues në këtë fenomen:

Është mosha e adoleshencës, duan të duken të pavarur, duan të duken trendi dhe mendojnë se kanë fituar lirinë. Më pas është edhe presioni grupit, kur rrijnë në grupe të përbashkëta është presioni grupit, që nëqoftëse nuk e pinë, ata do ta joshin. Dhe kjo është një shqetësim I madh për vendin tonë. Fatkeqësisht, e pijën edhe në ambientet e brendshme të shkollës siç janë tualetet.

Edhe drejtoresha e shkollës “Qemal Stafa” pohoi se numri i adoleshentëve që konsumojnë duhan është në rritje, pavarësisht masave të marra:

Prevalenca me të vërtet është ën rritje, në ambientet e shkollës është e kufizuar por fatmirësisht ka ligje sic është ligji antiduhan. Gjëja më e mirë ka qenë që oficeri sigurisë është me të vërtet shumë prezent.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon rolin e Shqipërisë zhvillimi në Tiranë i samitit për Ukrainën?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi: Vangjush Dako doli nga qelia se nuk foli kundër Ramës

Rithemelimi: Vangjush Dako doli nga qelia se nuk foli kundër Ramës