Dita Ndërkombëtare e Diabetit
zhvillimi i "heshtur" i sëmundjes

Dita Ndërkombëtare e Diabetit<br />zhvillimi i "heshtur" i sëmundjes
Ndërsa sot është Dita Botërore e Diabetit, vendosur nga Kombet e Bashkuara, shumë ekspertët thonë se kjo sëmundje ka arritur nivele epidemike në shumë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.
 
Ndonëse shifrat e persona të prekur nga diabeti rriten nga viti në vit specialistët shprehen se në realitet shifrat në Shqipëri janë shumë herë më të larta. Një karakteristikë që po vihet re kohët e fundit është fakti se përveç grupmoshës 40-65 vjeç, që përbëjnë gati 40% të rasteve, diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç si dhe tek fëmijët.
 
 
Kostot

Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit theksi vihet edhe te kostot që ka kjo sëmundje, të cilat janë jo vetëm financiare, por edhe sociale. "Diabeti e rrit koston e jetës së diabetikut me të paktën 25%. Tek personat me diabet, rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet. Sa i takon kostos, në vendin tonë shpenzimet për çdo person të prekur nga kjo sëmundje janë rreth 450 dollarë. Diabeti ka edhe kosto të lartë sociale sepse nuk prek vetëm një njeri: nëse ka një person në familje me diabet, e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje.

Shenjat

Diabeti mund të prekë çdo njeri. Por cilat janë shenjat? Etje e shtuar, urinim i shpeshtë dhe në sasi të madhe ditën dhe natën, tharje goje, shtim oreksi, por që shoqërohet me humbje peshe, lodhje më tepër se zakonisht, dhimbje stomaku, shikim i mjegullt, mungesë e theksuar përqendrimi, mpirje e duarve ose e këmbëve, plagë të ndryshme që mezi mbyllen apo infeksione të ndryshme janë shenjat e diabetit. Rëndësia e zbulimit të kësaj sëmundje shtohet edhe më tepër, pasi diabeti shfaq edhe ndërlikime të tjera, duke dëmtuar thuajse të gjithë organet kryesore të trupit.

Parandalimi

Sipas specialistëve e rëndësishme është të kuptohet se diabeti mund të parandalohet. Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak (1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar dhe 1 herë në 3 vjet për të tjerët), kontrolli i rregullt i tensionit të gjakut, mbajta e peshës nën kontroll apo kryerja e aktivitet fizik (të paktën 30 minuta në 5 ditë të javës) janë disa masa që parandalojnë sëmundjen. Gjithashtu, pakësimi i marrjes së yndyrnave në ushqim, përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra, si fruta e zarzavate apo shmangia e përdorimit të duhanit e alkoolit janë të tjera hapa që parandalojnë diabetin.

 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie