Dita Ndërkombëtare e Përkthimit,
Ministria Kumbaro: "Vëmendje dhe fond i posaçëm"

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit,<br />Ministria Kumbaro: "Vëmendje dhe fond i posaçëm"
TIRANE - Kremtohet për herë të parë në vendin tonë dita ndërkomëbtare e përkthimit. Në një festë të organizuar nga revista Poetika dhe me pjesëmsrrjen e Ministres së Kulturës zonjës mirela Kumbaro , ku aktivitetet ka mbledhur emra të vjetër i të rinj të përkthimit në Shqipëri. 

dita e perkthimit

Ministria Kumbaro, për të cilën përkthimi është një profesion i prekur, ka thkesuar rëndësinë dhe vëmendjen e veçantë që do të ketë kjo ministri për këtë fushë.

dita e perkthimit
 
“Besoj se është koha sot që bashkë me ju shkrimtarë dhe përkthyes botues e lexues dhe partner ndërkombëtar të vendosim standarte të reja. Në strukturat e reja të ministrisë do t ‘i kushtohet një vend i posaçëm përkthimit jo vetëm si një shërbim por si një aktivitet i mirëfilltë, duke I dhënë përkthyesit statusin e krijuesit dhe duke krijuar fondin e posaçëm për përkthimet, element këta që do të detajohen në politikat që ministria do të ndjekë në të ardhmen e afërt në lëmin e letrave,”-është shprehur ministria Kumbaro.

dita e perkthimit
 
(Në foto ministria e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë aktivitetit të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit)
 


Ndërkohë, përkthyesi dhe publicisti i njohur Edmond Tupe ndan këtë vlerësim:

“Kjo është një nxitje e madhe për përkthyesit të rinj e të vjetër për të ngritur kokën lart dhe për të thënë që përkthyesit nuk janë thjesht një përcjellës, nuk është filli I telefonit apo vala e celularit që përcjell. Përkthyesi është një artist është një shkrimtar. Kjo nismë e ninistrisë së Kulturës është e lavdërueshme dhe do të na shtyj në përkthyesit të takohemi më shpesh dhe falë përpjekjeve të kësaj ministrie të mundin të kontakojnë së bashku,”-ka theksuar Tupe.

dita e perkthimit
(Në foto publicisti Edmond Tupe)

Aktivisti Erion Kristo shprehet për mikrofonin e A1 Report për rëndësinë e promovimit të brezit të ri të përkthyesve.

“Ne përkthyesit jemi si frutat jemi ushqim bio. Iniciativa dëshira për të përkthyer dëshira për të sjellë diçka tqë të lërë mbresa branda shpirtit nga diçka e botës tek ne,”-është shprehur Kristo.

dita e perkthimit

(Në foto aktivisti Erion Kristo)
 
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit, festohet më cdo 30 shtator në mbarë botën si një kujtesë ndaj të Shën Jeronimit, shenjti mbrojtës i përkthyesve.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024