Lufta Anti-Korrupsion/ Ministri i Drejtësisë: Peshku' i vogël s'duhet lejuar të bëhet i madh! Basha: Koha të pastrojmë politikën! BE: Dënoni të korruptuarit

Në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar nëpërmjet një mesazhi, duke bërë thirrje për bashkëpunim kundër kujtdo që tenton të abuzojë.

Për Manjën 'Peshku' i vogël nuk duhet lejuar të bëhet i madh, metaforë e përdorur për zyrtarët e korruptuar, por duhet frenuar që kur është cironkë. Manja thekson se në këtë luftë, vendi ynë ka në krah edhe SHBA, ndërsa shton se korrupsioni ndalet vetëm nëpërmjet denoncimeve.

"Bindja ime është e palëkundur: Ata që i lidh me njëri-tjetrin korrupsioni, nuk janë atdhetarë. Mund të bërtasin sa të duan në FB, apo në stadium, të bëjnë shqiponjën, a të grinden për nacionalizma, janë hipokritë që i bëjnë dëm vendit. Lufta ndaj korrupsionit nuk ka përjashtime, nuk ka solidaritet miqësor, fisnor a partiak, ndryshe je bashkëpunëtor. Secili prej nesh ka betejën e tij, në këtë luftë të madhe për të frenuar këtë virus dhe vaksina e vetme është dashuria për vendin duke denoncuar çdo formë abuzimi. Indiferenca ndaj korrupsionit është bashkëpunëtorja më e madhe e tij. Është mbulesa ku rrinë ngrohtë ata që gërryejnë rrënjët e vendit, edhe “të tuat” miku im që po lexon, sepse pavarësisht sa i ndershëm je, në pasaportën tënde që lexon “shqiptar” ke si damkë leximi “i korruptuar”, pikërisht për shkak të raporteve që vijnë edhe indiferenca shumëvjeçare. Korrupsioni nuk është i madh, apo i vogël, nuk matet me peshë a me shifra. Është i njëjtë dhe dëmin e bën po njësoj, vetëm se do pak kohë që ai peshku i vogël të rritet e të bëhet i madh. Ndaj duhet frenuar që kur është cironkë. Le të bëhemi bashkë, në këtë luftë; Kemi një nga mbështetjet më të fuqishme SHBA-të, kemi gazetarë të përgatitur dhe të aftë, kemi të rinj që duan me zemër të shnjollosin emrin e Shqipërisë, prandaj pak guxim qytetar për të mos lejuar askënd të abuzojë, apo më mirë të guxojë të abuzojë. Kështu i shërbejmë vendit. Kështu i shërbejmë demokracisë. Kështu i shërbejmë të ardhmes", shkruan Manja.

Në ditën Ndërkombëtare Anti-korrupsionit, edhe Ambasada e SHBA ka dhënë mesazhin e saj, duke thënë se në këtë luftë SHBA është donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre.

Një mesazh ka ardhur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili shprehet se ka ardhur koha për pastrimin e politikës nga të korruptuarit, abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin. Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.  Kjo Ditë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin kundër korrupsionit dhe luftimin e parandalimin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
BE, e qartë me kërkesën: Nxirrni para drejtësisë gjithë të korruptuarit, jetike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

1625642429_bashkimieuropiandheshqiperia600x330.jpg

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dhënë një mesazh të fortë. BE ka kërkuar që të nxirren para drejtësisë të korruptuarit, teksa thekson se korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet.

“Korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja qëndron krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë”, thuhet në mesazhin e BE.

Ora 11:21
Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, Basha: Koha për një angazhim të të gjithë shoqërisë për pastrimin e politikës dhe përballjen me korrupsionin

Në ditën ndërkombëtare kundër korrusioni, kreu i PD-së, Lulzim Basha vë edhe njëherë theksin te vetingu i politikanëve për largimin e abuzuesve dhe njerëzve të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Me një postim në Tëwtter, Basha thotë se korrupsioni po varfëron shqiptarët dhe po dëmton demokracinë, teksa shton se ka ardhur koha për një mobilizim të të gjithë shoqërisë për të vijuar përpara me pastrimin e politikës nga të korruptuarit.

"Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni. Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja. Ndaj këtë 9 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit, për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqenies së tyre", shkruan Basha.

Ora 10:15
Dita ndërkombëtare anti-korrupsion, Ambasada e SHBA jep mesazhin: Në këtë ‘luftë’ jemi donatori kryesor që vendet të përmbushin detyrimet e tyre

Në ditën Ndërkombëtare Anti-korrupsionit, Ambasada e SHBA ka dhënë mesazhin e saj, duke thënë kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare.

Ambasada shprehet se “lufta” kundër korrupsionit kërkon më shumë sesa fjalë ndaj dhe SHBA janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre.

Në fund të mesazhin Ambasada, i ka bërë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhovalin: 09/12/2021 15:29

    Po Nashka ke te drejte .Kjo Alma e Vlores eshte shoqja e ngushte e Vilma Bellos dhe se bashku edhe me Anduelin kryetarin e PS po bejne emerimin e drejtorave pa konkurs .Mjere arsimi i Vlores.

    Përgjigju
  • Kalemi: 09/12/2021 14:27

    Vlora eshte pjerdhur nga te gjitha anet.Tatime Dogana AKU titullaret jane xhepista njerez te rendomte.Po iken ne rrepire ky vend.Mjer ne dhe femijet tane kush na drejton

    Përgjigju
  • Beni: 09/12/2021 13:26

    Dmth tani paskeni dale me parrulle te re: kushdo qe guxon te behet i korruptuar peshkaqen si ne, nuk do ta lejojme. Kjo edhe me mbeshtetjen e SHBA. Bravo.

    Përgjigju
  • F-35: 09/12/2021 12:40

    Keta te BE-se jane gallat fare! Pa le, flasin per anetaresimin e Shqiperise ne BE, a thua se u plasi barku per ne! Jane te pabesueshem deri ne gerditje, dhe duhet t'ju degjojme edhe gazrat.

    Përgjigju
  • Nashka: 09/12/2021 10:22

    Ejani ne Vlore z Manja.Ishte nje cironke dhe po behet peshk.Ajo eshte drejtoresha e ZVA Alma Bakiu

    Përgjigju
  • Nashka: 09/12/2021 10:20

    Ejai ne Vlore z.Manja.Ketu ishte nje cironke qe po behet peshk i madh.Ajo eshte Alma Bakiu drejtoresha e ZVA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet