Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në të gjitha shkollat e vendit, kemi si qëllim ruajtjen e saj

TIRANË- Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Përballë sfidës së madhe dhe alarmit të dhënë nga gjuhëtarët se gjuha shqipe është në rrezik, Ministria e Arsimit ka marrë një nismë që ka si qëllim ruajtjen saj dhe kalimin e gjuhës shqipe brez pas brezi.

Ministria njofton se do të zhvillohet një konkurs i gjuhës shqipe mes klasave të nënta në të gjitha shkollat e vendit. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se përmes këtij konkursi do të rikthehet vëmendja e të rinjve tek gjuha shqipe dhe nevoja për ruajtjen e saj.

“Në ditën ndërkombëtare të arsimit dua t’iu prezantoj me nismën më të re që lidhet me prioritetin e ruajtjes dhe forcimit të gjuhës shqipe. Në këtë kuadër kemi shpallur konkursin kombëtar të gjuhës shqipe mes klasave të nënta nga të gjitha shkollat dhe qytetet e vendit. Konkursi do të zhvillohet në dy faza, e para në nivel zyrash arsimore dhe e dyta në nivel kombëtar. Zhvillimi i fazës së dytë të kursit do të transmetohet në RTSH deri në muajin maj, në 13 episode dhe një finale të madhe. Në këtë mënyrë ne do të mund të kthejmë vëmendjen e nxënësve dhe të rinjve, jo vetëm tek standardet e gjuhës shqipe duke vlerësuar veçantinë e saj si edhe nevojën ruajtjen dhe forcimin brez pas brezi", thotë Kushi. 

Konkursi do të jetë i organizuar me katër grupeve të cilët do konkurrojnë mes tyre. Formati i konkursit do të jetë me pyetje që do t’iu drejtohen katër grupeve, pyetje të hartuara nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) dhe UNICEF. Faza e parë e konkursit do të mbahet më 31 janar.

Më pas, Zyrat Vendore Arsimor do të zgjedhin 54 shkollat më të mira, të cilat do konkurrojnë sërish mes tyre dhe në fazën përfundimtare do të përballen 4 skuadra nga 4 DRAP-et, Lezhë, Durrës, Korçë dhe Fier.

Zhvillimi i fazës së dytë të kursit do të transmetohet në RTSH deri në muajin maj, në 13 episode dhe një finale të madhe. Vlerësimet për grupet konkurruese do të bëhen me juri, 1 pedagog i fushës gjuhë shqipe-letërsi, 1 përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe 1 përfaqësues nga UNICEF.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 24/01/2023 15:18

    Gjuha te filloje nga mediat vizive qe i emertojne emisuonet e tyre ne gjuhe te huaj si: Big Brother Morning Show ose fjale te tjera si shopping shume thank you pastaj te merren me shkollat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot