Dita Ndërkombëtare e Gruas, festë apo protestë? Vrasjet e grave që tronditën vendin gjatë vitit të kaluar

Dita Ndërkombëtare e Gruas, festë apo protestë? Vrasjet e grave që tronditën vendin gjatë vitit të kaluar

Foto ilustruese

Sot, më 8 Mars, festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Edhe në Shqipëri, kjo ditë është kthyer në një festë dhe ka një simbolikë të veçantë për nënat dhe vajzat shqiptare, të cilat marrin dhurata dhe lule në shenjë mirënjohjeje dhe respekti.

Megjithatë, përtej kësaj kësaj dite, fshihet një realitet i zymtë. Rastet e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave nuk janë të pakta. Vetëm vitin që lamë pas, u shënuan një sërë ngjarjesh që tronditën opinionin publik. Ngjarja e rëndë e parë që përfshin gratë ndodhi në ditën e dytë të vitit të kaluar.

Më poshtë sjellim ngjarjet më të bujshme që prekin opinionin publik:

Vetëvrasja e Bedrie Lokës

Bedrie Loka nga Sukthi i Durrësit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. 41 vjeçarja humbi jetën më 2 Janar 2024 por rasti u bë publik për median tre ditë më pas. Në pranga u vu bashkëshorti i saj Xhemal Loka, i akuzuar se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes dhe në shkurt të këtij viti u dënua nga gjykata e Durrësit me 10 vite burg.

Vetëvrasja e Sibela Abedinit

Më 11 Shkurt 2024, 27-vjeçarja Sibela Abedini u hodh nga kati i katërt i banesës në Kamëz. Në pranga ra 39 vjeçari Altin Çoku, personazh i njohur në rrjete sociale, pasi akuzohet se i publikoi foto intime në rrjete sociale.

Vrasja e 75 vjeçares Ike Sokoli

75 vjeçarja u dhunua për vdekje nga i biri 35 vjeçar me probleme të shëndetit mendor, Ndriçim Sokoli.

Vetëmbytja e Alma Arrazit me tre fëmijët e saj

Në Maj 2024,  Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 Majit. Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Në akuzë, si shkaktar i vetëvrasjes u vu bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi.

Vrasja e Gjylije Danit

Më 13 Maj 2024, 88 vjeçarja Gjylije Dani u vra me thikë nga djali i saj në Rrogozhinë. 62 vjeçari rezultoi me probleme të shëndetit mendor.

Vrasja e indonezianes Saragih Indah Lilis Sartika

Më 19 Gusht 2024, Saragih Indah Lilis Sartika nga Indonezia u vra me thikë nga bashkëshorti i saj në Tiranë. 53 vjeçari Mattheë James Ëertz, i cili punonte si mësues në një shkollë private në kryeqytet, mbyti gruan me litar, vrau dy qentë dhe më pas vari veten.

Vrasja e Enkelejda Danaj

Më 16 Maj 2024, masakrohet me thikë Enkelejda Danaj nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj në mes të Athinës. Ata ishin të ndarë prej një viti e gjysmë ndërsa 40 vjeçarja e kishte denoncuar atë disa herë për dhunë.

Vrasja e Alba Çenkos

Më 29 nëntor 2024, Alba Çenko masakrohet me çekiç nga bashkëshorti në Greqi, i cili i fshehu trupin për një javë në papafingo. Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës.

Vrasja e Eleonora Toçit

Më 9 Tetor 2024, Eleonora Toçi vritet me thikë në sy të fëmijëve nga bashkëshorti i saj në Itali.  30-vjeçari Lulzim Toci e vrau 24 vjeçaren pas një debati.

Ndërkohë, viti 2025 ka nisur me 2 vrasje. 

Vrasja e Anila Ndoka

Më 18 Shkurt 2025, Anila Ndoka u qëllua me armë zjarri nga bashkëjetuesi Kolë Manaj por ndërroi jetë disa ditë më pas në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Vrasja e palestinezes Ryyan Alwan

Më 27 Shkurt 2025, 24 vjeçarja palestineze Ryyan Alëan u gjet e pajetë në një banesë të marrë me qira në Tiranë. Sipas policisë, autor i dyshuar i vrasjes është babai i saj, me të cilin kishte hyrë në Shqipëri disa ditë para se të ndodhte krimi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Foto me Lulin? Rama-komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër

Foto me Lulin? Rama-komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër