Dita ndërkombëtare e gruas: Si
kanë evoluuar të drejtat e tyre

Dita ndërkombëtare e gruas: Si<br />kanë evoluuar të drejtat e tyre
Dita Ndërkombëtare e Grave, është një ditë ku të gjitha femrat duhet të festojnë arritjet e tyre në jetë. Por përveç festimeve, është gjithashtu një kujtesë për pengesat e shumta me të cilat ballafaqohen gratë dita-ditës.

Sot gratë fatmirësisht zënë poste të rëndësishme në të gjitha sferat e jetës. Por jo gjithmonë ato kanë gëzuar këtë liri, pasi vite më parë gratë kanë qenë të privuara nga shumë të drejta të tyre. Ato nuk janë lejuar për të studiuar, për të shkuar në punë, apo për të votoar.
 
Përmes këtij artikulli, ne do ju sjellim në kujtesë, evolimin e të drejtave të grave ndër vite:
 
Viti 1909: Për herë të parë rreth 15 000 gra marshuan nëpër New York City në protestë ku kërkonin orë të shkurtuara në punë, paga më të mira, dhe të drejtën për të votuar. Në të njëjtën ditë në vitin e ardhshëm, gratë organizuan një demonstratë, këtë herë me bekimin e Partisë Socialiste të Amerikës. Ato vazhduan protestën e tyre, çdo vit deri në 1913-tën.
 
1913-1914: Dita e grave u bë një mekanizëm për të protestuar. Gratë ruse në Ditën Ndërkombëtare të Grave e shfrytëzuan për të protestuar ndaj Luftës së Parë Botërore. Gratë në Europë kanë mbajtur tubime më 8 mars për të shprehur solidaritetin me aktivistët e paqes.
 
1975: Kombet e Bashkuara caktuan 8 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
 
2011: Ish-presidenti amerikan, Barack Obama shpalli marsin si muajin e gruas, në nderim të arritjeve të jashtëzakonshme të grave.
 
Dita Ndërkombëtare e gruas është një ditë për ndryshim. Kjo ditë është gjithashtu një fushatë për t'ju bërë thirrje njerëzve për të punuar drejt një bote më të mirë në punë, por me përfshirjen e barabartë të të dy gjinive.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)