Dita Ndërkombëtare e Librit / Mariana Ymeri: Shqiptarët nuk lexojnë sa duhet
TIRANË, 23 Prill / ATSH / – Në kuadrin e kremtimeve letrare të 23 prillit, e cila në kalendar shënon edhe Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, në ambjentet e Akademisë së Shkencave në Tiranë, u mblodhën bashkë në një diskutim për librin, akademikë, studiues, përfaqësues të institucioneve të librit, botues privatë […]
/ ATSH / - Në kuadrin e kremtimeve letrare të 23 prillit, e cila në kalendar shënon edhe Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, në ambjentet e Akademisë së Shkencave në Tiranë, u mblodhën bashkë në një diskutim për librin, akademikë, studiues, përfaqësues të institucioneve të librit, botues privatë etj.
Gjatë forumit të intelektualëve të hapur dhe monitoruar nga prof. Floresha Dado, u zhvilluan disa ligjërata dhe diskutime mbi tema si "Beteja e librit shkencor me "shkrimin mitologjik" në një shoqëri demokratike" nga prof. Aurel Plasari, "Viti shkencor 2014 dhe sfidat e ardhshme të librit shkencor", - nga Dr. Shk. Mariana Ymeri. "Probleme të librit shkencor, në këndvështrimin e një botuesi", Albert Rakipi, Tirana Times, dhe "E drejta e autorit për librin shkencor", Evien Dako, nga ZShDA.
Të pranishmit në aktivitet
"Shqiptarët nuk lexojnë sa duhet libra" u shpreh gjatë aktivitetit edhe Drejtoresha e Biblotekës Kombëtare të Shkencave Marjana Ymeri.
"Në ditën botërore të librit, studiuesit me shqetësim thonë se niveli i lexueshmërisë është i paktë, ndërsa më besnik të shfletimit janë grate" vijoi Ymeri në fjalën e saj duke shtuar se lexuesit nuk janë i vetmi problem pasi botimet vijnë cilësisht të dobta ku mungojnë filtrimet e informacionit, që mos të themi që kemi plagjiaturë.
Sakaq, përsa i përket zhanrave më të suksesshëm, Ymeri theksoi se monografia është me e zgjedhura.
Ideja e përkujtimit dhe kremitit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t'i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
89.1%
-
Jo
9.3%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 13240
Lajme të tjera
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05
-
Juria e Madhe e New York-t ngre akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump
31 Mars, 07:03
-
E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re
30 Mars, 23:00
-
Kulluri për Këlliçin: Nuk ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’! Propozimi i tij për autobusët falas në Tiranë ‘ultra-komunist’
30 Mars, 22:48
-
Ups, si do reagojë produksioni? Kiara sapo ia tregoi Luizit se është shumë i pëlqyer jashtë shtëpisë
30 Mars, 22:21
-
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko
30 Mars, 22:06
-
Bollino: Tërheqjet e kandidatëve të PD mund t’i kthehen ‘boomerang’ Berishës! Bejko, ‘heroi i fundit’! Nazarko: Lojtar cilësor! Kulluri: Këlliçi s'ka as mbështetjen brenda 'Foltores'
30 Mars, 21:50
-
U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku i Kuçovës: Ika emigrant 17 vjeç për shkak të Saliut, s'më pengon për zgjedhjet
30 Mars, 21:28
-
Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
30 Mars, 21:04
-
Dita botërore e mjekut e gjen Shqipërinë me më pak mjekë! Stroni: Duhen trajtuar me dinjitet e paga të mira
30 Mars, 20:53
-
Pagesat e dyshimta ruse, Monika Kryemadhi: Shihemi në gjykatë
30 Mars, 20:44
-
Putin nënshkruan dekretin: 147 mijë ushtarë rusë do të rekrutohen në pranverë
30 Mars, 20:43