Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’

Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’

Zyra e Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me rastin e 28 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues mbi rëndësinë e respektimit të privatësisë, ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Aktiviteti u zhvillua në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet dhe mblodhi bashkë drejtues të shkollave të arsimit të mesëm të lartë, mësues, nxënës dhe prindër.

Në fjalën e tij, Komisioneri Dervishi, vuri në dukje rëndësinë e ndërgjegjësimit të rinjve për sigurinë e të dhënave personale, si edhe qasjen e ruajtjen e këtyre të dhënave edhe përballë ekspozimit që mund të sjellë teknologjia. Duke risjellë në vëmendjen se ky vit është vit zgjedhor komisioneri u bëri apel të rinjve të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar të tregohen të kujdesshëm më të dhënat e tyre personale.

I ftuar në këtë aktivitet ishte dhe Zëvendës Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) z. Olsi Dekovi, i cili theksoi se të dhënat personale, përfshirë dhe në hapësirën online, janë pasuri që duhen trajtuar me shumë kujdes sidomos nga të rinjtë. Në lidhje me mbrojtjen e tyre kërkohet edukim i vazhdueshëm dhe adresim në kohë i çdo cenimi të mundshëm.

Me moderimin e drejtores për mbrojtjen e të dhënave personale Pjerina Mema, nxënës, prindër dhe mësues trajtuan problematikat e hasura, duke diskutuar mbi raste dhe shembuj konkretë nga jeta e përditshme. Pjesa e diskutimeve ishin rastet e cenimit të privatësisë online, bullizmi kibernetik, mesazhet keqdashëse në telefon, përdorimi pa leje i fotografive apo të dhënave të tjera personale, si edhe problematika të tjera që kanë të bëjnë me nevojën për mirëinformim dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në fund të këtij aktiviteti pjesëmarrësit plotësuan edhe pyetësorin e përgatitur nga Zyra e Komisionerit rreth njohurive për të mbrojtjen e  të dhënave personale. Më 28 janar 1981 Këshilli i Evropës (KiE) miratoi Konventën “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale” (e njohur si Konventa 108). Më 26 prill 2006, Këshilli i Evropës vendosi të prezantojë një Ditë për Mbrojtjen e të Dhënave, e cila do të shënohej më 28 Janar, në ditën e miratimit të “Konventës 108” nga KiE.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Reshje dhe temperatura deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot

Reshje dhe temperatura deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot