Dita ndërkombëtare e punëtorëve, tubim në Tiranë, një grup qytetarësh marshojnë drejt kryeministrisë: Kërkojmë paga dinjitoze për të përballuar jetesën

Me pankarta nëpër duar, një grup i vogël qytetarësh kanë marshuar nga sheshi Skënderbej drejt kryeministrisë në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

“Punë më të mirë dhe pagë më të lartë”, ky ishte slogani me të cilin u përfaqësua ky grup, i cili kërkon me ngul rritjen e standardit të jetesës, në mënyrë që të mund të përballojnë të gjitha shpenzimet, sidomos në një kohë të vështirë si kjo që po përjetojmë tani.

Sipas njërit prej pjesëtarëve të tubimit tha se paga minimale në Shqipëri duhet të behet 430 mijë lekë.

“Paga minimale duhet të jetë 430 mijë lekë. Mendoj se masat e marra nga qeveria për menaxhimin e krizës janë të pamjaftueshme”, tha ai.

Një tjetër tha për mikrofonin e Report Tv se pagat kaq të ulëta nuk përballojnë as nivelin minimal të jetës.

“Shqipëria reale është një vend ku shpesh herë mbijetesa, dritaren e mbijetesës njerëzore ngushtohen më shumë se ato të burgut. Shqipëria reale është një vend ku paga nuk mund të përballojë jetesën minimale. Shqipëria reale është një vend ku krimi dhe çdo gjë tjetër që e mundon ketë vend i kanë ngushtuar çdo hapësirë qytetarëve.”, u shpreh protestuesi.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë