TIRANE - Në Ditën Ndërkombëtare të romëve, PNUD-i në Shqipëri ka prezantuar Ambasadorët e Vullnetit të Mirë për çështjet e këtij komuniteti. I pranishëm në këtë takim, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi ka bërë apel për më shumë përfshirje të këtij komuniteti dhe ka shprehur vendosmërinë se BE do të ofrojë mbështetje për ta.
“Në këtë ditë unë kam folur për përfshirjen e tyre ndaj ne po përpiqemi ta bëjmë këtë... 1.5 milionë euro kemi shpenzuar për këtë komunitet... Të bashkuar të gjithë mund të ecim përpara”, tha Sequi.
Në kuadër të kësaj dite, personalitete të shquara të fushave të ndryshme janë angazhuar për të qenë Ambasadorë të Vullnetit të Mirë, të cilët do të kontribuojnë për përfshirjen sociale të komunitetit rom dhe egjiptian, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sfidave që ata hasin dhe do të shërbejnë si promovues të kulturës dhe vlerave rome.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berat, romët mes dy përmbytjesh: Osumit dhe ujërave të zeza,