Në Ditën Ndërkombëtare të sëmundjes së Tuberkulozit vendi ynë raporton të dhënat që tregojnë se është në një situatë stabël, ku në 5 vitet e fundit kemi të njëjtin numër të prekurish, 400 raste në vit.
Menaxherja e Programit Kombëtar të Tuberkulozit në Shqipëri, Donika Mema, bëri të ditur se situata epidemiologjike e sëmundjes së Tuberkulozit në Shqipëri për momentin është në gjendje stabël.
‘’Situata epidemiologjike e sëmundjes së Tuberkulozit në Shqipëri për momentin është në gjendje stabël, pra këto 5 vitet e fundit kemi të njëjtin numër rastesh që është 400, krahasuar me vitin 1990 kur këto raste kanë qenë dyfishi me 800-900 raste. Nga të dhënat që raportojmë ne si vend, konsiderohemi si vend me incidencë të ulët’’,-u shpreh Mema.
Gazmend Bejtja, përfaqësues i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri u shpreh se OBSH-ja mbështet të vendet që janë pjesë e saj përsa i përket marrjes së masave për uljen e rasteve të reja të sëmundjes së Tuberkulozit.
‘’Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështet të gjitha vendet anëtare të OBSH-së lidhur me marrjen e masave efikase për uljen e mëtëjshme të rasteve të reja me tuberkuloz lidhur me suksesin e trajtimit, uljen e mëtejshme të vdekshmërisë së tuberkulozit’’,-u shpreh Bejtja.
Tuberkulozi është një sëmundje e cila sot kurohet me sukses. Është sëmundje e cila diagnostikohet mirë dhe në kohën e duhur.
Duhet që të prekurit të shkojnë përmes të gjithë ciklit të ekzaminimeve, të marrin trajtimin e duhur për kohëzgjatjen e duhur. Trajtimi zgjat me disa muaj, në varësi të formës së Tuberkulozit.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO