Dita Ndërkombëtare pa makina
Veliaj: Ajri sot 4 herë më i pastër
FOTO/ Ja Tirana në një ditë pa makina

Dita Ndërkombëtare pa makina<br />Veliaj: Ajri sot 4 herë më i pastër<br />FOTO/ Ja Tirana në një ditë pa makina
Sot dita Ndërkombëtare pa makina sikurse ishte paralajmëruar pa makina. Bulevardi Dëshmorët e Kombit ka vetëm njerëz me biçikleta, tregtarët që bëjnë gati tendat e tyre dhe aktivitete të shumta.

Në një prononcim për mediat kreu i Bashkisë pjesëmarrës në aktivitetet që po zhvillohen në Ditën Ndërkombëtare pa makina, u shpreh se sot Tirana është 4 herë më e pastër se një ditë normale kljo nga matja që po bëhet me anë të një paisjeje të vendosur në qendër të kryeqytetit 

"Të gjithë jemi të ndërgjeshsëm tha Veliaj se qyteti nuk është ideal për parkimin për hapësira të gjelbra për lëvizjen e këmbësorëve por nga diku do të duhet të fillojmë.Të gjithë të kontribuojmë të luftojmë që të pastrojmë qytetin të kthejmë buzëqeshjen tek fëmijet.Të përdorim më pak makinat në një rrugë më pak se 1km  të bëjmë logaritë ndryshe"- tha kryebashkiaku.

Pyetjes së gazetarëve se a do të vazhdojnë nisma të tila në kryeqytet Veliaj ju përgjigj pozitivisht duke theksua se edhe çlirimi i Tiranës 17 Nëntori do të shënjojë një ditë më aktivitet të shumta.
 
Lidhur me koristë e biçikletave Veliaj tha se po bën një transparencë në lidhje me kompanitë që o investojnë për ndërtimin e tyre sic bënë me nismën “Dhuro një çerdhe’
 
Aktivitete të shumta
Mëngjez i qetë edhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj i veshur me kostum drejt bulevardit udhëton me biçikletë si shëmbull që të gjithë kështu duhet të bëjnë sot.Veliaj pritet të bëjë celebrimin e 5 çifteve me biçikletë si pjesë e aktiviteteve të 22 shtatorit pranë monumentit të Skënderbeut.

08:31 Veliaj celebron çiftin e parë në Sheshin Skenderbej
Si pjesë e aktiviteteve të parashikuara në axhendën e ditës pa makina ishte dhe celebrimi i çifteve në sheshin pranë Bashkisë ku kryetari Veliaj. Ada dhe Ermiri ishin çifti i parë që celebroi kreu i Bashkisë Veliaj në një ceremoni të veçantë i cili shprehu kënaqësinë e kurorëzimit të martesave në ditën pa makina në kryeqytet.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve