Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka dhënë Kosovës njohjen nga Izraeli, e cila është arritja më e rëndësishme në arenën ndërkombëtare, pas njohjeve nga SHBA dhe shteteve kryesore europiane, qysh në vitin e parë të pavarësisë.
Kjo fitore është dyfish më e madhe, po të kihet parasysh se takimi i Uashingtonit ku u vendos njohja, pritej të ishte një dështim dramatik i raporteve Kosovë- SHBA, për shkak të paranojave të Albin Kurtit, se “Amerika kishte nxjerrë thikat të ndante Kosovën”, dhe pafuqisë së tij për t’u përballur si kryeministër i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Rrëzimi i tij, qoftë dhe për një vit nga pushteti, i ka dhënë një arritje më shumë Kosovës, pasi së paku fitoi një njohje të rëndësishme politike, gjeopolitike dhe strategjike, duke zhbllokuar procesin e njohjeve dhe duke rritur presionin mbi vende të tjera të rëndësishme, të marrin vendime të ngjashme.
Në këtë pikë ka pasur një meritë të veçantë dhe ish- presidenti Hashim Thaçi, që kishte përgatitur terrenin për marrëveshjen, duke mos e dëmtuar Kosovën, edhe pse e ndalën në rrugën drejt Uashingtonit, për ta çuar në Hagë. Kjo njohje i dedikohet padyshim dhe atij.
Sot, kur ajo u bë konkrete, ushtruesja e detyrës së presidentit, që pretendon se gëzon të gjithë të drejtat e presidentit, e ka pa të arsyeshme të gatuajë diku flija në Kosovë dhe të mos marrë pjesë në ceremoninë më të rëndësishme të shtetit të Kosovës, vetëm se kjo marrëveshje turpëron tutorin e saj, Albin Kurti, dhe lartëson rivalin e saj në LDK, Avdullah Hoti dhe paraardhësin e zyrës së saj, Hashim Thaçi.
Kjo tregon shumë se sa pak vlen Kosova për presidenten e Kosovës dhe sa shumë vlen Albini, i cili është shumëfish i mërzitur nga kjo ngjarje.
E para, se është bërë nga ambasadori Grenell, për të cilin ai tha se kishte bërë gati thikën t’ia ngulte Kosovës në shpine, e dyta, se brenda partisë në listën e kryesuar tashmë nga Osmani ka deputetë që kërkojnë zhdukjen e Izraelit, e treta se kundërshtarët e tij Hoti dhe Thaçi, janë ata që kanë autorësinë e kësaj njohje.
Por Kosova sot është e gëzuar, kurse Albini dhe Vjosa, që duan ta udhëheqin atë, janë të mërzitur nga e njëjta arsye. Kjo tregon sa pak përputhen dëshirat e tyre për pushtet, me dëshirën e Kosovës per shtet.
Mero Baze po krijon përçarje me porosi nga Batoni. Nuk është etike kjo që po bën.
Përgjigjukete detyre ka marre...dhe paguhet mesa duket
Albin Kurti eshte suxhuk Kosove.
Përgjigju