Më datën 27 Mars 2002 Sadik Kuniqi vret Mira Simonin dhe djalin e saj Xhek Simoni vetëm 3 vjeç. Ata ishin respektivisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit Ç.Simoni të cilin Kuniqi e njihte që prej shumë vitesh. Në ditarin e tij duket se kjo ngjarje është paralajmëruar që kur Xheku ka qenë në barkun e së ëmës ende pa lindur. Në ditar Kuniqi e quante foshnjen "prifti Muhamed" dhe e bënte përgjegjës për vjedhjen e thesarit të florinjve që Kuniqi thotë se ia kishte besuar Xhebraili. Në lidhje me shtetasin Ç.Simoni Sadik Kuniqi e akuzon si një njeri mosmirënjohës dhe pretendon se nëna e Kuniqit e ka rritur atë kur ishte i varfër por pasi ai u pasurua i harroi të gjithë dhe iu kushtua botës së qejfit dhe sipas Kuniqit ai për këtë do duhej të paguante shtrenjtë. Duket qartë se psiqika e kuniqit ka qenë tërësisht e degraduar ndërsa bënte përgjegjës për ngjarje tërësisht imagjinare një foshnje ende të palindur, prindërit e të cilit i njihte prej vitesh.

Shënimet e Kuniqit për viktimën e tij vetëm 3 vjeç Xhek Simoni

Nekrologji/
Për priftin e e ardhshëm Muhamed Mutalibi , babain e priftit të ardhshëm Ç. Simoni, nanën e priftit të ardhshëm Mira. Prifti i ardhshëm Muhamed Mutalibi ose ma mirë të themi çobani i dhive pa brek dhe me barkun bosh Muhamed Mutalibi të cilin nana më e shtrenjtë dhe e paharruar Hatixhe me mëshirën dhe zemrën e saj të madhe dhe bujare e mori në punë e mori edhe për burrë kur ishte pa bukë dhe pa kurrgjë mbas shpirtit e boni ortak në pasurinë e saj dhe në çdo gjë që ajo kishte. Çobani i dhive pa brekë dhe me barkun bosh të dhive të Ebu Talibit tani filloi të marri veten të bëhet i kamur filloi të bohet me autoritet se fukarai po u bo i kamur harron si ka qenë më përpara prandaj një fjalë e urtë popullore thotë se fukarai pa pati dy pjata njërën thyeja dhe lëre me një se pastaj ai tërbohet dhe sd'din fare ç'bon. Këtij çobani dhish pa brekë dhe pa bukë në bark, Zoti ynë i madh dhe i gjithëmëshirshëm Mbreti Suprem i tanë botëve e mëshiroi 100 herë më shumë seç e mëshiroi nana ime e dashur dhe e paharruar hatixhe duke i dhënë pozitë të madhe dhe duke e graduar në gradën më të lartë pejkamber. Këtë çoban dhish pa brekë, këtë injorant analfabet këtë armik të zotit dhe të myslimanizmit botëror këtë kriminel të pabesë dhe të pashpirt të djemve të vet të cilët i mbyste dhe i vriste që në djep pa bërë asnjë faj por vetëm nga frika se kur të rriteshin mos i merrnin pozitën dhe gratë këtij kodoshi të pabesë dhe të pashpirt. A ka bërë vaki kund në botë që kur është krijuar njerëzimi që një baba të vrasë dhe të mbysë tre djemtë e vetë njëri pas tjetrit si ky kriminel dhe bandit i tipit të shpellave dhe mos ma keq. A ka turp më të madh dhe krim ma të madh se sa ky njeri ky edhe të lidhë kurorë në moshën 55 vjeç dhe të shkojë në shtrat me një vajzë 5 vjeçe dhe ta përdori si grua. Ky kodosh dhe bir kodoshi i degjeneruar kur ishte pa brekë nuk ishte në gjendje të merrte një vajzë 5 vjeçe por as 50 vjeçe, por e mori një grua të martuar dy herë dhe duke pas lindur 2-3 fëmijë me burrat e parë. Ky kodosh i degjeneruar ky çoban dhish të zgjebosura ka harruar se kush ishte, hodhi baltë mbi fytyrën e nanës time të shtrenjtë dhe të paharruar të hatixhes, jo vetëm që ja vrau dhe mbyti dy djemtë e saj qysh në djep pa bërë asnjë faj por çobani i dhive që ishte pa brekë dhe pa bukë duke shfrytëzuar pozitën dhe pasurinë që ia dhuroi i madhi zot, na u bo edhe qejfli grash duke marrë njërën pas tjetrës, 11 a ma shumë se as ja kam numëruar, po çfarë i duheshin gjithë këto gra këtij kodoshi të degjeneruar vetëm e vetëm që të kënaqte epshet e tija personale prej kodoshi. Zoti i madh kur krijoi njeriun e parë Ademin i dha për bashkëshorte Havanë pra krijuesi i madh i gjithësive Mbreti Suprem dhe i përjetshëm i tanë botëve a nuk dinte me kriju 11 gra.............Ky kodosh i degjeneruar dhe i pabesë kishte ardh në fshat dhe mua më gjeti duke bërë muhabet me motrën e O.H me B...n dhe më takoi mua dhe pastaj takoi dhe B...n dhe do shkonim te shpia mirëpo B..n i tha se të shkosh të A. Te nëna ime i tha duhet të shkosh te unë sepse nusja jote ka dalë nga shtëpia jonë. A është mbesa ime, ai më kapi për dore dhe shkuam te B..n duke bo muhabet B...n i tha a ke ardh të takosh Sadikun po i tha ky të shof Sadikun me fëmijët e tijse edhe ata këtu ishin gjatë muhabetit. Gjatë bisedës që bonte me nanën i thoshte ky me ma marrë pozitën dhe gruan Ajshen por unë i tha ky nuk do t'ia lë as pozitën dhe as Ajshen që kam marrë që 5 vjeç dhe që e kam rritur me duart e mia. Gjatë bisedës me nanën ky kodosh i degjeneruar ky bandit shpellash ky organizator kompllotesh dhe kundër meje i thoshte nanës do të çojë për oficer që të arrinte pozitë të rëndësishmë dhe të mbronte krimi- nelat. Në fshat kur isha 10 vjeç erdhi vëllai im i shtrenjtë dhe i paharruar Xhebraili kur unë isha duke punuar, më thotë Sadik hajde këtu te nana jote Hatixhja do të dërgoj pjesën tënde të thesarit unë u habita kur lart në qiell u hap një si kapanxhë dhe zbriti nga lart një kasafortë e cila brenda kishte monedha floriri dhe shufra, vëllai i paharruar xhebrail më tha do ti groposim te kjo Dardha dhe do ti marrësh pas 40 vjetëshdhe ashtu u bo. Fola me nanën ishte dhe F. Ajo bushtër bija e përkëdhelur e të atit kodosh ajo qeshte si hipokrite nana më tha jepi dhe Q. Ndonjë copë, mirë i thashë unë. Ditën tjetër nga lart më del ajo bushtër e poshtër F. E më thotë Sadik a e more thesarin, po i thashë unë mos e gëzofsh më tha nga lart, nuk do e gëzosh do hash kokën më tha ajo bushtër. Kur ditën tjetër erdhi krimineli bandit Muhamed i rrethuar nga dy xhind bandit ishin të veshur dhe të armatosur me shpata thika dhe mburoja ishin të dy që e kishin futur kryebanditin Muhamed në mes, ata xhindët ishin nga 250 cm të gjatë dhe të fuqishëm ku deri më sot nuk kam parë njerëz kaq të mëdhenj dhe aq të fuqishëm, njëri nga ata xhindet ma vuri shpatën në fyt dhe më tha trego ku është fshehur thesari ose ta preva kokën. Unë nga frika i tregova, ata e ç'groposën thesarin dhe e morën, mua më lanë nga shpejtësia se do t'më vrisnin kur u ngjitën lartë. Kryebanditi u tha xhindëve edhe kështu ky është i vdekur do shkojë në Shkodër do e presin tre kalifë atje ata sdo ta lënë të gjallë. Sapo u ngjitën ata lartë erdhi vëllai im i dashur meleku im i shtrenjtë Xhebraili dhe më tha Sadik a erdhi kush këtu. Po i thashë me shpata me thikë me dy njerëz dy metra e gjysmë të lartë e më kërcënuan me u tregu se ku është thesari unë nga frika i tregova që të shpëtoja jetën qoftë edhe për disa minuta. Meleku Xhebrail, meleku im i shtrenjtë më tha shumë mirë ke bo që ke treguar dhe shyqyr që ke shpëtuar prej atyre kriminelave, atëherë më tha dikush na ka tradhëtuar, patjetër F. Ta kanë dërguar për me të hangër. Kur më tha ai më tha ku shkuan, unë i thashë shkuan lart, ata lartë bënin shamatë për ndarjen e thesarit kur vëllai im i shtrenjtë i paharruari trim Xhebraili me fuqinë supreme që i ka dhënë i madhi zot u ngjit me shpejtësi të rrufeshme i kapi ata banditë dhe kriminela të rrezikshëm i rrahu keq edhe pse ishin trupa të mëdhenj dhe të fuqishëm. Po në atë vend ku e vodhën këta banditë kur unë isha duke punuar zbriti Muhamedi ky kriminel dhe gjakpirës dhe ka ecur me fodullëk dhe më thoshte unë gjithë jetën e kam kaluar mirë e më tregonte gishtin e mesit të dorës së djathtë, kurse ti më thoshte mua gjithë jetën do ta kalosh duke punuar.

LETRA EROTIKE E KUNIQIT PER VAJZEN ME EMRIN AJSHE

Një tjetër letër erotike e shkruar nga Sadik Kuniqi gjendet në ditarin e tij voluminoz. Kësaj here ai i shkruan Ajshes ose Mirsades pasi i drejtohet me të dy këta emra. Në ditar Kuniqi lë të kuptohet se Ajshja është e bija e një tjetër femre të quajtur Monda, dobësinë ndaj së cilës Kuniqi e ka shprehur hapur ndërsa Shqiptarja.com botoi numrin e kaluar dhe letrën e plotë që Kuniqi i ka dërguar femrës së quajtur Monda. Letra e vrasësit serial kushtuar Ajshes është gjithë imagjinatë dhe situata haluçinante por në letër Kuniqi kujton momentin e parë kur i është afruar vajzës ndërsa ajo ishte vetëm 1 vjeçe e gjysmë. Duket se vrasësi serial ka patur një paranojë prej pedofili. Në letër Kuniqi përmend shpesh faktin se nuk ka dashur asnjëherë të martohet me shumë femra duke shtuar madje se nëse do ishte lidhur me Ajshen vite më parë ai rrezikonte burgun pasi ajo ishte shumë e vogël në moshë.

E dashura Ajshe. Ti ke pas kenë zojë e randë burrat e dheut të thërrisshnin nanë pra ke qenë nana e myslimanëve të mbarë botës. Ke pas shumë të mira shumë begati me vasha të bukura me djelm të rinj, me burra trima me gra të dlira, ti ndër gjithë shoqet ke kenë ma e mira dhe ma e bukura, e bukura e dheut. Mirsade ti je dhuratë e Zotit për mua dhe ke marrë dhe emrin tim. Ti ke sakrifikuar rehatinë dhe pozitën shumë të rëndësishme në xhehnet dhe zbrite poshtë në tokë për hatrin tim. Ti ke sakrifikuar bukurinë e rrallë që kishe në botën e parë dhe në xhehnet dhe zbrite në tokë për tu bashku me mua. Ajshe (Mirsade) atë bukuri të rrallë që ke pas dikur mund ta dhuroj vetëm unë dhe askush tjetër, çelësin e bukurisë tënde të dikurshme e kam unë në dorë. Për shkakun tënd Ajshe (Mirsad) kam sakrifikuar shumë, kam përballuar shumë sfida të rrezikshme, pa ndihmën e të madhit Zot unë do të kisha gjet vdekjen. Kam përballuar shumë armiq të rrezikshëm dhe të pabesë që nga lindja e në vazhdim deri dhe kalifët dhe kalifeshat, mbretërit dhe mbretëreshat, imamët dhe imameshat dhe gratë e famëkeqit pejgamber të cilat dy prej tyre i kam gjet në Tiranë Mejremen dhe Sofinë ku prej të cilave do të kisha gjet vdekjen por i madhi zot më shpëtoi. Të gjithë këta armiq të rrezikshëm janë dirigjuar nga vula e profetëve siç e quajnë veten, nuk është i tillë Muhameti, ai është vula e turpit, vula e degjenerimit vula e pabesisë e paburrërisë vula e njerëzve të poshtër tinzar dhe të pabesë. Ajshe(Mirsad) në moshën 9 vjeçe ti erdhe tek unë dhe u dorëzuve tek unë por unë kisha frikë pasojat që do më vinin se ti ishe e mitur se nuk ishim në kohën e para 1500 vjetëve kur i shkove kodoshit Muhamet që në moshë 5-6 vjeçe dhe të përdori si grua në moshën 9 vjeçe. Tani për probleme të tilla ligjet janë të egra dhe dënojnë ashpër. Këtë punë e provova me nanën tënde Mondën që m'u paraqit të bëhej nusja ime që në moshën 10-11 vjeç dhe do përfundoja në burg prapa hekurave. Ti duhej të ishe paraqitur tek unë të paktën tani që je e gatshme për mua, apo ke ndryshuar mendim se unë kam pritur dhe të pres me padurim. Ajshe nuk e di a e mban mend kur ne ishim duke bërë një bisedë intime kur unë të thosha për Muhametin a është në gjendje t'i bëjë ballë 11 grave ti mu përgjigje: " O Sadik ai me nis e me i rru b... 11 grave dhe nuk ja del dot e jo më me i bo atë punë, sa shumë kemi qeshur ne të dy dhe sidomos unë dhe tani që më kujtohet më vjen për të qeshur. Sfidën ma të vështirë e kam kaluar kur kam deshur me të pa e me të njoftë se ishte 1 vjeç e gjysmë, ai u egërsu aq shumëu xhindos se do t'më shpartallonte me thikë pastaj hoqi dorë nga thika se i tha prindërve që e kanë rilindur në këtë botë atë djall të mallkuar po ta mbys me thikë do të zbulohemi por i tha prindërve dilni jashtë se do ta shkatërroj dhomën ku rri Sadiku, po si do ta justifikojmë i tha i ati dhe e ëma, ai i tha se do të thonin se ishte shembur nga cilësia e dobët e çimentos dhe hekurit dhe nga cilësia e dobët e punimeve që kanë bërë mjeshtrat. Në atë moment kur ky i poshtë dhe i pabesë do të realizonte planin e shkatërrimit të dhomës me anë të magjive që din me bo, mua më erdhi në ndihmë meleku i shpëtimit, ai vëlla i shtrenjtë dhe i paharruar dhe i tha atij krimineli, hiq dorë nga çfarë ke ndërmend të bësh se pashazotin po e shkatërrove dhomën dhe po e vrave Sadikun unë do të ta presi trupin me thikë dhe do ta bëj copa copa i tha. Ai nga frika hoqi dorë nga plani që kishte për t'më vra. Ajshe(Mirsad) unë nuk kam shumë pretendime të atilla që të kem shumë gra që ti mbaj peng, mua më mjafton vetëm një dhe asnjë më tepër. Unë kam karakterin e nanës time të shtrenjtë Hatixhes, ti e di ma mirë se çfarë nane dhe çfarë grua me virtyte të larta është ajo, Nanë Hatixhja e mori atë kodosh Muhametin kur ishte pa brekë kur ishte duke i ruajtur dhitë Ebu Mutalibit dhe me pasurinë e saj ajo e boni njeri dhe profet atë kodosh e bir kodoshi dhe sa i lindnin djem i mbyste nga frika mos i merrnin pozitën dhe gruan. Kur na u bo i pasur çobani i dhive na mori 11 gra baraz me një skuadër futbolli, njëra nga ato të njëmbëdhjeta ishe ti Ajshe. Ky armik i poshtër është maja e piramidës të armiqve të mi të shumtë është dirigjenti i armiqve. Tani është rilindur nga një baba katolik dhe nga një nënë maxhupe nga Berati tani ndodhet me kryq në gojë dhe kujton se do të bëhet prift a kardinal a papë. Po në këtë botë atij i tha i ati dhe e ëma si do ja bësh që nuk lejohet të kesh shumë gra, ai u përgjigj se në botën e parë dhe në xhehnet i kam pas te shpia, tani do i kem në kisha e manastire, aludonte se do të bëhej prift ky kodosh. Ajshe ma mirë që nuk të ka falë Zoti fëmijë me atë kodosh se ky do ti kishte mbyt fëmijët e tu ashtu siç na ka mbyt dhe neve nga frika mos i merrnim pozitën dhe gratë. Kam shumë për të shkruar, por do të ndalem e do të flas edhe për të tjerat e do ti them kur të takohemi bashkë së afërmi dhe do të bisedojmë gjërë e gjatë për shumë halle dhe probleme. Të fala të përzëmërta o e shtrenjta dhe shumë e dashura Ajshe(Mirsad). I joti i përjetshëm Sadik Kuniqi.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)