‘Ditë e keqe për futbollin shqiptar’, Duka sërish në krye të FSHF-së, Avokati: Vendimi është nul! Prodani: Gjykata nuk do e regjistrojë si president

TIRANË- Përmes një procesi manipulativ Armand Duka u rizgjodh sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i Shoqatës Rajoanle Tirana, Eduard Prodani e ka cilësuar si një ditë te keqe për futbollin shqiptar.

Ndërkohë, avokati Artur Çobani, i propozuar për anëtar të Komitetit ekzekutiv të FSHF, por nuk u la të garonte, tha në Report Tv se vendimi i asamblesë zgjedhore është nul. Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati thotë se procesi është mbajtur në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

“Rezultatin e prisja, por si proces mendoj se nuk ka qenë i rregullt sepse asambleja e 2 marsit që u mblodh në thyerje të vendimit të gjykatës, gjykata mori vendimi që konsiderohen nul. Edhe 15 marsi ishte nul përderisa u mor nga një asamble që s’duhej mbledhur. Në këto kushte, edhe mospjesëmarrja, U tha se janë 55 delegatë, mungesa e Shoqatës Rajonale Tirana, nuk përbën 55, sepse janë 6 më pak. Në asamblenë e 2 marsit, pjesëmarrja ishte 42 delegatë, në asamblenë e sotshme kuorumi i pranishëm ishte 43. Nga njëra anë merr vendim që s’do pranohen për shkak të vonesave, nga ana tjetër shton kuorumin. Asambleja e sotshme është vazhdim i 2 marsit. Kjo është një shkelje e hapur dhe arrogancë e drejtuesve që injorojnë çdo lloj ligji”, tha Çobani.

Të njëjtin mendim ndan edhe Prodani i cili thotë se procesi është nul dhe për rrjedhojë vendimi gjyakata nuk do e pranojë vendimin e marrë sot nga asambleja zgjedhore.

“Padyshim, nuk kishte asnjë dyshim se me mënyrën sesi ishte organizuar kjo asamble zgjedhore Duka do fitonte, çdo gjë ishte e rregulluar. Asnjë surprizë. (...) Kjo asamble vlerësohej jo ligjshme në 2 mars, ka psur në fuqi vendimin e gjykatës për pezullimin, mbi Dukën ka një pezullim që është në fuqi. Unë nuk e kuptoj se Duka sot s’ka qenë president, nuk është president pavarësisht se e kanë zgjedhur. Nuk e besoj, vendimet e kësaj asambleje duhet të regjistrohen në gjykatë, një gjyqtar i rregullt nuk do pranojë kurrë ta regjistrojë”, tha Prodani në Report Tv.

Armand Duka është rizgjedhur sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për një mandat të gjashtë. Pa asnjë surprizë, ai ka arritur që të sigurojë 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble.

Pse votimi sot ishte në kundërshtim me ligjin?

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e Tiranës, pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Armand Duka mblodhi sërish Asamblenë dhe vendosi edhe kësaj here në kundërshtim me ligjin që procesi të mbahet sot, 15 mars. Pra Asambleja e Përgjithshme është mbledhur në një kohë kur Gjykata nuk ka dhënë fjalën përfundimtare lidhur me paditë e bëra nga drejtuesit e Shoqatave Rajonale.

Pse procesi ishte i manipuluar?

Armand Duka, një njeri i cili ka drejtuar FSHF-së për 20 vite i ka siguruar vendinvetes që të drejtojë këtë institucion deri sa ai të dëshirojë. Si e ka bërë këtë? Nëpërmjet ndryshimeve në statut, duke u dhënë Shoqatave Rajonale 50% të votave, ndërkohë që më herët kanë pasur më pak,  dhe nisur nga kjo, manipulimi ka nisur që në zgjedhjen e krerëve të tyre. Duka vendosi në krye të Shoqatave kandidatë të vet, ku disa u pranuan në heshtje, teksa ka pasur kundërshti të forta nga Shoqata e Tiranës, e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës të cilat e kanë çuar procesin në Gjykatë. Për Shoqatën e Tiranës, Gjykata foli duke njohur kryetar Eduard Prodanin dhe rrëzoi Krenar Alimehmeti, kryetarin që mbështeste Duka dhe që u zgjodh në 24 janar në një proces të manipuluar me delegatë anonimë. Ndërkohë, vendimi për Durrësin, Gjirokastrën dhe Shkodrën nuk është marrë ende.  Ndërkohë, me ndryshime në statut, për zgjedhjen e Dukës në krye të FSHF-së kanë votuar edhe delegatë që merrnin rrogë nga FSHF-ja.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 16/03/2022 01:58

    Arrestojini qenin....duke legenin,,,Asnje fushe nuk ka bere...ai duhet nxjerre jashte nga ZYRA zvarre.....

    Përgjigju
    • irakli: 16/03/2022 08:47

      zyra e fshf eshte nen juridiksiinin e plote te fifas dhe uefas. jane ato qe certifikojne procesin dhe njohin presidentin, kan dhe gjykatat e tyre apelin e tyre. cdo nderhyrje nga qeveria apo gjykatat e korruptuara te shqiperise do te quhej nderhyrje ne punet e futbollit dhe shqiperia bashke mw klubet e saj do te sanksionoheshin deri ne perjashtim. kjo e tremb lali erin dhe gjithashtu ju be e qarte lali edit nga ceferin. kshu qe i dashur pis i rilindjes larg duart nga futbolli sepse eshte nje ishull qe se merrni dot, hidhuni perpjete, si top

    • Bobi: 16/03/2022 08:28

      Ik mer palaco, duhet me ja lene ketyre hajdutave me legen!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit