Ditën e sotme është kthyer në ditë zie për familjen e reperes Loredana Zefi. Ajo ka humbur një prej personave më të afërm, pikërisht babain e saj.
Këngëtarja shqiptare e dha lajmin nëpërmjet një dedikimi prekës në ‘Instastory’.
“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar këngëtarja.
Përveç saj, edhe Mozzik ka shkruar disa fjalë të ndjera për vjehrrin e tij. “Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtoj sa të jem gjallë”, ka shkruar reperi mbi një foto të babait të Loredanës.
Kujtojmë se Loredana është në mesin e një situate të vështirë pasi mbi të dhe të vëllain rëndojnë akuza për zhvatjen e një çifti zviceran.