‘Historia ime është e trishtë’ Loredana shkruan libër për jetën e saj: Kur zemra ime u thye

‘Historia ime është e trishtë’ Loredana shkruan libër për jetën e saj: Kur zemra ime u thye

Loredana

Reperja e njohur Loredana së shpejti do të vij me një projekt të ri. Dhe ky projekt nuk ka të bëjë me ndonjë këngë të re. Këtë herë Loredanën do ta shohim si një shkrimtare.

Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka zbuluar se ka shkruar historinë e saj dhe ka shpalosur detaje nga jeta private dhe profesionale. Libri do të publikohet më 18 nëntor të muajit që vjen.

“Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndier, përjetuar dhe jetuar.

Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri. Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat as në ëndrra nuk t’i bëja publike më parë. Libri im ‘Als mein herz brach’ (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”, shkruan Loredana krah një fotoje të sajën.

Ende nuk dihet nëse në këtë libër ajo ka shkruar edhe për ish-partnerin e saj Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari