Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e sotme në një mesazh në Facebook, kardinalin Ernest Troshani, me rastin e ditëlindjes së tij të 90-të. Meta thotë se Troshani është simboli i rezistencës dhe i përkushtimit ndaj vlerave njerëzore.
Jetë të gjatë Kardinali ynë, me plot shëndet e mbarësi!E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare.Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare, për të cilat flijuan jetën shumë klerikë e shqiptarë të ndershëm.Zoti të bekoftë Ty dhe veprën tëndë të përjetshme, për gjithçka i ke dhënë kombit dhe Kishës!
Ilir Meta, president i vendit