TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës. Meta shkruan se vendi ynë duhet të udhëhiqet drejt rrugës europiane nga fjalët e saj të shenjta, teksa thekson se veprat e saj janë frymëzim edhe sot e kësaj dite.
"Si sot, 110 vite me parë, lindi Shën Nënë Tereza, simboli shqiptar e botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, e cila me forcën e dashurisë dhe dhembshurisë së saj hyri në zemrat dhe fitoi respektin e miliona njerëzve në mbarë botën, duke i dhënë nder e krenari kombit shqiptar në kohën më të vështirë.
Vepra e Shën Terezës është sot më shumë se kurrë frymëzim për t'u përkushtuar me dashuri ndaj njerëzve në nevojë, të braktisurve e të sëmurëve, për të bërë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, si dhe për t'u angazhuar fuqimisht e të gjithë bashkë për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për punësimin e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe frenuar dramën e madhe të shpopullimit.
Me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës të udhëhiqemi për t'i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar", shkruan Meta.
Postimi i presidenti Ilir Meta
po qe te mos vjedhesh e grabisesh popullin tend.ik or hajdut. bashke me hajdute-shen tende. fare e qelbur. ju do jepni llogari para popullit e zoti.
PërgjigjuPresidenti te vetmen pune te mire qe baan, qfleton kalanderin e ngjarjeve dhe nuk le date pa permendur qdo dite, kishte haruar vetem daten e vrasjes se 5 heronjve te vigut
Përgjigju