Ditët e kujtesës, në takim biri i ish-kryeministrit komunist e nipi i një nazisti. Shkrimtari Shehu e regjisori Olger diskutojnë të shkuarën, i pranishëm nipi i viktimës së Masakrës së Qafë Valmirit

Ditët e kujtesës, në takim biri i ish-kryeministrit komunist e nipi i një nazisti.  Shkrimtari Shehu e regjisori Olger diskutojnë të shkuarën, i pranishëm nipi i viktimës së Masakrës së Qafë Valmirit

Imazh nga takimi gjate Diteve te Kujteses

Shkrimtari Bashkim Shehu e regjisori Nils Olger, gjatë Ditëve të Kujtesës, vihen përballë, jo thjesht për krijimtarinë e tyre, por edhe si pasardhës të personazheve me veprimtari të diskutueshme.  Pas shfaqjes së dokumentarit të “Një kuti e hekurt” të Olger, në ambientet e Europe House mbrëmjen e së mërkurës, i biri i ish kryeministrit të vendit ftohet në diskutim me të, edhe si nipi e Olaf Jürgenssen, një ish ushtaraku nazist, anëtar të formacionit SS.

Gjatë luftës, veç detyrës së mjekut, Jürgenssen realizoi shumë fotografi të cilat mbijetuan në një kuti hekuri dhe përfunduan në duart e nipit të tij, Nils Olger. Foto në negativë që i kanë shërbyer Olgerit si pikënisje. Duke ndjekur gjurmët e gjyshit të tij në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore, nga Hungaria në Itali dhe më në fund në Austri, ku ai u vendos përfundimisht, ai krahason peizazhet dhe ndërtesat në foto me ato aktuale dhe përpiqet të bisedojë me njerëz që janë ende në gjendje të kujtojnë ngjarjet e asaj kohe. Pak para vdekjes gjyshi i tij Jürgenssen, jep një intervistë me video për nipin e tij, duke distancuar veten nga krimet e nazistëve. Nëpërmjet këtij dokumentari, autori na një shembull të mirë se si duhen trajtuar politikat e kujtesës. 

I pranishëm në takim ishte edhe Gjergj Marku, nipi i një prej të pushkatuarëve në Masakrën e Qafë Valmirit në Mirditë. (Më 17 gusht 1949, në Qafë të Valmirit në Mirditë, regjimi komunist ekzekutoi 14 burra nga zona, si hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, deputet i parlamentit të kohës dhe sekretar politik i komitetit të PP të kësaj krahine). Ndërsa Marku  përshëndeti me shtrëngim duarsh shkrimtarin Bashkim Shehu, ai vlerësoi ballafaqimin me të, edhe si gjest simbolik i mospasimit të përgjegjësisë për vendimet që u morën nga i ati.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025