TIRANE - Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian Stefan Fyle, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore Eduard Kukan dhe ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi kanë drekuar dje me kreun e komisionit parlamentar të Integrimit, deputetin e PS, Ditmir Bushati.
Mendohet se ata kanë diskutuar në lidhje me situatën në Shqipëri, për angazhimin e ndërkombëtarëve në vëzhgimin e zgjedhjeve, për shkak të sinjaleve që Berisha ka dhënë se po përpiqet të ndërhyjë në procesin zgjedhor, si dhe axhendën e integrimit të PS menjëherë pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Menjëherë pas drekës me Bushatin, Fyle, Kukan dhe Sequi janë takuar në zyrën e saj me Ministren e Integrimit Majlinda Bregu. Më herët, deputeti i PS Bushati tha se kambana e BE s’po dëgjohet.
“Besoj se jemi në limitet ku ne mund t’i japim një drejtim tjetër vendit, që duhet të konkretizohej me statusin e bisedimet për anëtarësim. Dhjetori duhet të jetë muaj vendimtar për pozicionin që do marrin institucionet evropiane”, deklaroi Bushati.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptaja.com (print) 26.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com