Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati javën e kaluar në Kuvend akuzoi për “arrogancë” qeverinë, pjesë e së cilës ka qenë për pesë vjet. Një akuzë kjo, e dëgjuar shumë herë nga opozita dhe nga analistë që s’marrin prej kryeministrit atë vëmendje që pretendojnë të marrin, por që mendojnë se e meritojnë. Por, ta dëgjosh këtë nga goja e Ditmir Bushatit bën më shumë përshtypje, jo pse fjalët e tij kanë më shumë peshë, por sepse vijnë pikërisht nga një ish-ministër, i cili për vite me radhë ka qenë simbol i asaj arrogance, të cilën sot e denoncon publikisht. Cilido gazetar, sikurse çdo qytetar, e ka parë në pesë vjetet e tij në pushtet arrogancën e Ditmir Bushatit: me buzë në gaz në mitingjet politike, por rrëshqitës dhe i akullt çdo herë kur nuk kishte një interes personal për komunikim. Bushati ishte një ndër ata ministra (me thënë të vërtetën, jo i vetmi) që nuk përgjigjej kurrë në telefon, nuk komunikonte me qytetarët dhe nuk i jepte përgjigje opinionit publik, saktësisht me të njejtën arrogancë, të cilën ai e sheh tani tek ish-kolegët e tij. Dikush e ka inrpretuar agresivitetin e tij verbal si një hap të parë për t’u larguar nga Partia Socialiste dhe për të hyrë në një forcë tjetër politike, ndoshta tek “Vetvendosja” e porsalindur, e cila, nga Kosova, projekton të transferohet edhe në Shqipëri. Në qoftë se konfirmohet zgjedhja e tij, përveçse arrogant, ai do të dilte edhe si tradhëtar. Jo aq pse Partia Socialiste do të dëmtohej nga ikja e tij, por më shumë sepse nuk është e ndershme të ndërrosh flamur vetëm se nuk je emëruar ministër përgjithnjë.
Komento
E kam par edhe here tjeter kete problem ne media .Ndonje here kam bere koment ne parim ,as kunder e as pro z Bushati ,apo partise ku ben pjese ,por rreth politikes se dobet, dhe politikaneve qe verdallisen rreth saj .Zoteri Bushati eshte nje figur politike ,ne politiken Shqipetare ,si i till duhet me pa tjeter ti kushtohet vemendie ,qoft trajtimit te problemeve ne teresi, qoft trajtimit te problemeve qeverisese .Kush mendon se zoteri Bushati kritikon qeverisien se eshte tradhetar ndaj rilindies ,atehere i bie qe, dy milione shqipetar qe jetojne nen minimumin jetik, te jen tradhetar ndaj qeverisies .Jo zoteri i nderuar ,as z Bushati dhe as dy milione shqipetaret nuk jan ariq por jane kritik te fuqishem ndaj varferise ,ndaj papergjegjshmerise ,ndaj percaries se unitetit ,ndaj shkaterimit te mardhenieve me boten e jashteme ,ndaj zhvillimit dhe ndaj perparimit te vendit .A mund te besoj 70% e popullit qe jeton me vetem 3 evro ne dite se do te vijne dite me te mira, nga zoteri KM aktual ,i cili eshte edhe bashkautor i shkaterimit te sistemit zgjedhor me 2008 si dhe allishverisheve ne zgjedhiet e kaluara .Sic duket ashiqare zoteri Bushati dhe te tjere, duhet te jene me te ashper me qeverisien ;ku zoteri kryeminister ti lere vendin nje socialisti tjeter te denj ,per zgjidhien e problemeve ,tashme akute ,dhe ta coje vendin ne zgjedhiet e 021 me besim te plot dhe pa eksese . Faleminderit.
PërgjigjuI ke rene pikes. No comment
Përgjigju