TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me Ministrin e Industrisë dhe Energjetikës së Republikës së Azerbajxhanit z. Natig Aliyev, Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, z. Khalaf Khalafov dhe Presidentin e kompanisë SOCAR, z. Rovnag Abdullayev.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së tyre në Tiranë për nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Azerbajxhanit për Masterplanin e gazifikimit të Shqipërisë.
Në takim u përshëndet nënshkrimi i këtij memorandumi, duke e cilësuar këtë akt si fillimin për hapat konkrete dhe substanciale të bashkëpunimit për realizimin e procesit të gazifikimit të Shqipërisë.
Ministri Bushati vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjetikës dhe perspektivës që hapet me realizimin e projektit TAP. Ministri Bushati theksoi se ky projekt ofron një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë dhe burimeve të saj në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu ai falënderoi qeverinë azere për mbështetjen e dhënë për TAP-in, si projekti me fizibël dhe me interes për vendin tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se duhet të intensifikohen kontaktet dhe konsultimet mes dy Ministrive të Jashtme. Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi midis dy ministrive duhet të ketë si pjesë të rëndësishme të agjendës së vazhdueshme aktivitetet në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com