Është vetëm 6 vjeç, por me artin e tij na përcjell të gjithëve mesazhe të forta. Do të shkojë gjithçka mirë, thotë Andrea, një italo-shqiptar që jeton në Itali me nënën e tij shqiptare dhe babain italian.
Vetëkarantina ka ngjallur dëshirën e tij për të pikturuar, e për ta përcjellë me ngjyra atë se çfarë ai pret të ndodhë nga situata e koronavirusit. Ngjyrat karakterizojnë pikturat e tij, diell...plot jetë.
Psikologët sugjerojnë që në këto ditë të vështira që thuajse gjithë bota po kalon, fëmijët të lihen të bëjnë çka dëshirojnë, ndërsa të rriturit nuk duhet të përcjellin tek ta frikën që ndjejnë.
Komento