Ajo mund të jetë një nënë e përkushtuar dhe mjaft e angazhuar me fëmijët e saj por kur bëhet fjalë për karrierën nuk e lë atë pas.

Bëhet fjalë për divën Mariah Carey e cila është gati për të sjellë këngën e saj më të re me titull “The Art Of Letting Go”.

Kënga pritet të publikohet më 11 nëntor për të gjithë ahduruesit e saj.

mariah carey

Ajo ka ndarë një foto në rrjetin social “Instagram” ku shihet e rrethuar nga miqtë e saj dhe partneri Nick Cannon.

Ajo duket e kuruar në detaje teksa pozon me një fustan të kuq duke ekspozuar dekoltenë.

mariah carey

43 vjeçarja edhe pse mama e dy fëmijëve është në formë të shkëlqyer fizike.

Mariah ka thënë për CNN se kënga është personale por se ajo do të donte që edhe persona të tjerë të gjenin veten aty.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)