DIVJAKË - Një aksident në fshatin Mizë 4 kilometra nga Divjaka për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.
Një drejtues motoçiklete në përpjekje për të devijuar përplasjen me nxënësit e shkollës 9-vjeçare, e cila ndodhet buzë rrugës, ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në asfalt.
Ndërkohë motoçikleta ka përplasur nxënësin 8-vjeçar me iniciale A.B cili është plagosur lehtë. I dëmtuar më rëndë është drejtuesi i motoçikletës, Fatmir Tiko, 32 vjeç.
Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e bluzave të bardha.
Më pas mjekët e spitalit kanë vendosur që 32-vjeçarin Fatmir Tiko ta çojnë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com