DIVJAKË – Policia e Divjakës ka nisur  procedimin penal ndaj 32-vjeçarit Alfred S, që mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, po transportonte me kamionin e tij me targë AA 721 CG, lëndë drusore të pyllit pa dokumentacion.
 
Kapja e tij u bë flagrancë nga policia dhe dosja iu kalua prokurorisë, pasi ai akuzohet për prerjen e paligjshme të pyjeve. Lënda drusore, së bashku me automjetin, janë bllokuar me cilësinë e provës materiale.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)