Plazhi i Divjakës është një prej bukurive natyrore më pak të dëmtuara nga dora e njeriut në vendin tonë.

Deti është i cekët dhe i shkëlqyer për pushime me fëmijë të vegjël dhe familjen.

Ky plazh ka një shtrirje prej 15 km, rëre të bardhë e kufizuar nga pylli me pisha dhe është një destinacion I frekuentuar nga mijëra pushues nga Shqipëria qendrore dhe ajo jugore.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në këtë destiancion turistik nuk kanë nevojë për shumë koment.

Edhe gjatë kulmit të sezonit është e mundur që të ecni lart e poshtë dhe të gjeni pak privatësi.

Pylli me pisha i Divjakës mbulon një sipërfaqe prej 1100 ha, 700 prej të cilave janë Park Kombëtar që prej 1966.

Nga ana lindore pylli kufizohet me toka bujqësore dhe laguna e Karavastasë dhe në perëndim nga rripi me rërë i bregdetit.

Ekosistemi brenda pyllit është i shumëllojshëm.

Plazhi i Divjakës ofron mundësi të shumta për sportet ujore, eko-turizmin, dashamirësit e natyrës dhe të zogjve.

Shumë prej pushuesëve e zgjedhin këtë vend pasi ka rërën kurative dhe është një prej plazheve me më shumë jod.

Divjaka gjithashtu orfon edhe mundësi të tjera pushimi sic janë habitati I pelikanit apo pylli I gjelbër me pemë të larta shumëvjecare.

Shumë nga të intervistuarit janë shprehur se në këtë vend gjen qetësinë që cdo njeri kërkon në pushimet e tij, larg smogut dhe zhurmave akustike.

Vitet e fundit bashkia e Divjakës ka kryer disa investime, të cilat e kanë bërë edhe më tërheqëse këtë zonë.

Të pyetur nga A1 Report pronarët e subjekteve tregtare që operojnë në këtë zonë shprehen se ky sezon ka qenë më i mbarë se vitet e kaluara në çdo drejtim.

Por Divjaka ka edhe gatimet e saj tradicionale të cilat kanë në bazë prodhimet e detit siç është peshku, ngjala, apo frutat e detit .

Çdo gjë që shërbehet në restorantet në këtë zonë është bio pasi të gjithë furnizohen me prodhimet e fermerëve të Divjakës dhe fshatrave përreth saj.

Ky vend i mrekullueshëm ka nevoje për më shumë promovim dhe këtu duhet të vihen në lëvizje instancat kompetente, por edhe media duhet të japë kontributin e saj.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)