Divjakë, 30-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën e tensionit më pas përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në vendin e quajtur 'pushimi i shoferit' në Divjakë, ku si pasojë një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të para aksidenti ka ndodhur në orën  21:30, ku mjeti tip 'Alfa Romeo' pasi u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë përfundoi na kanalin anësor të rrugës.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Redon Ndoni 30 vjeç banues ne fshatin Mertish ka humbur kontrollin e mjetit gjatë një manovre parakalimi të gabuar. 30 vjeçari udhëtonte i vetëm në makinë, ndërsa pas aksidenti është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë punonjësit e OSHEE kanë ndërprere energjinë elektrike për të shmangur kontaktin e personave me rrymën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në këtë aks rrugor që prej janarit të këtij viti kanë humbur jetën dy persona dhe disa të tjerë janë plagosur.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar