Divjakë, Bashkia kundërshton
privatizimin e kabinave të plazhit

Divjakë, Bashkia kundërshton<br />privatizimin e kabinave të plazhit
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka deklaruar se vendimi i ministrisë së Ekonomisë për shitjen e kabinave të plazhit është i paligjshëm, pasi pronari i këtyre pronave është Bashkia. “Në mënyrë të vazhdueshme ne kemi paralajmëruar dhe kemi insistuar që ministria të mos marrë masa të kësaj natyre, pasi pronarja e vetme e këtyre kabinave është bashkia e Divjakës.

Në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet ndërhyrje me anë të forcës”, deklaron Kokoneshi. Por, shitja e kabinave ka edhe të tjera dyshime ligjore. Në vitin 2010 Këshilli Bashkiak i Divjakës vendosi dhënien e tyre me qira dhjetëvjeçare dhe, sipas kreut të Bashkisë, që citon raportin e KLSH-së, ky vendim ka qënë përfundimtar.

“Kështu që këto vendime në lidhje me këto pasuri konsiderohen të ezauruara, pasi miratojnë vetëm tjetërsimin ose dhënien me qera”, shton Kokoneshi. Dy ditë më parë, METE vendosi shitjen e kabinave të plazhit në Divjakë, me argumentin se ata që i kanë me qira kanë plotësuar kushtin e investimeve. Por kreu i Bashkisë thotë se edhe ky është pretendim i rremë, pasi kushti s’ekziston në asnjë nga kontratat e lidhura të këtyre pronave.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë