Divjakë, ndërtimi i Kompleksit
turistik, ambientalistët: Akt kriminal

Divjakë, ndërtimi i Kompleksit<br />turistik, ambientalistët: Akt kriminal
Shoqatat e ambientalistëve shprehen kundër urbanizimit të parkut kombëtar Divjakë- Karavasta nga projekti i ndërtimit të kompleksit turistik 3300 metra katrorë nga kompania "MABETEX" e Behgjet Pacollit. 

Në konferencën e zhvilluar me këtë temë, pjesëmarrësit u shprehën kundër këtij projekti si një akt kriminal që i bëhet parkut kombëtar Divjakë – Karavasta.

“Nuk bëhet thjesht për një projekt ndërtimi, nuk bëhet fjalë për një hotel me numër të kufizuar shtretërish, por për një qytet të ri që do të ndërtohet në zemër të parkut Diivjakë- Karavasta. Pra bëhet fjalë për një qytet sa dyfishi i Divjakës, duke shfrytëzuar për së liri të gjitha asetet që ka parku, duke shfrytëzuar Parkun kombëtar si bahçen e tij”
 
“Në nuk jemi dakord me planin e paraqitur deri më sot, sepse plani përmban ndërtesa deri në 20 kate, është shkatërrues për një pjesë të mirë të habitateve, dhe për këtë arsye këto plane nuk duhet të zbatohen më tëj”
shprehen ambientalistët.  
 
Debatet për lejimin e ndërtimit apo jo të projektit "MABETEX" kanë kohë që kanë filluar, dhe një sërë organizatash të Shoqërisë Civile në mbrojtje të natyrës dhe zonave të mbrojtura, janë shprehur kundër këtij projekti. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës