“Nisma e ndërmarrë sot ka qenë kërkesë e veçantë e Kryeministrit Rama në mënyrë që të stimulohet turizmi. Ne kemi hartuar një plan masash që do nisin këtë vit dhe do të vazhdojnë deri në shtator. Kjo iniciativë kryhet pë herë të parë që nga 1989 dhe do të kthehet në një nismë të përvitshme. Qëllimi saj është rritja e sigurisë për shëndetin e qytetarëve dhe opratorëve ekonomikë që duan të zhvillojnë turizmin” tha Beqaj.
Ministri tha më tej se janë konsultuar edhe me ekspertët e huaj, për lëndët që duhen përdorur për të mos dëmtuar biodiversitetin.
Ndërkohë drejtori i ISHP-së, Arjan Bregu e cilësoi këtë si një iniciativë shumë të rëndësishme që vjen në Ditën Botërorë të Shëndetit, pasi vendi ynë mbetet problematik për sëmundjet që përhapen nga vektorët, veçanërisht malarja.
“Jo rastësisht zgjodhëm Divjakën në Ditën Botërorë të Shëndetit në projektin tonë për dezinfektimin e bregdetit. Shqipëria mbetet vend problematik për sëmundjet që perhapen nga vektorët, siç është malarja e cila është e pranishme dhe përbën rrezik potencial për përhapje” u shpreh Bregu.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Divjalës Alfred Kokoneshi tha se “dezinsektimi është një risi pasi kishte kohë që ishte harruar” duke shtuar se kjo do t’i japë më tepër frymëmarrje turizmit.
(Në foto Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj me specialistët e ISHP-së gjatë dezinsektimit në pyllin e Divjakës)
Ndërkaq edhe Enkelejda Dikolli, specialiste e ISHP, tha se plani i veprimit ka në fokus të gjithë bregdetin me një lëndë që nuk do të dëmtojë biodiversitetin në këto zona duke shtuar se veprimet do të asistohen edhe nga ekspertë të huaj.
“Plani i veprimit ka në fokus të gjithë bregdetin. Në vendin tonë reultojnë 43 lloje mushkonjash, ku mushkonja tigër është prezente në qytetet bregdetare si Lezhë, Durrës, Sarandë dhe Vlorë që prej 197. Kemi caktuar zonat ku do ndërhyhet dhe kemi përzgjedhur një lëndë që nuk e dëmton biodiversitetin. Ndërhyrja do të bëhet në fazë ujore, ndërsa aplikimet si nga toka dhe ajri do të asistohen nga ekspertë të huaj.” tha në fjhalën e saj specialistja e ISHP-së
Nisma për dezinsektimin e zonës së Divjakës vjen në Ditën Botërore të Shëndetit, ndërsa një iniciativë e tillë është marrë herën e fundit në 1989.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)